Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
  • Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
  • Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
  • Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”
  • Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara
  • Zhduket një mashkull në Makresh të Epërm – Policia nis hetimet për rastin
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lifestyle»Si t’ia bëni kur assesi nuk gjeni punë?
Lifestyle

Si t’ia bëni kur assesi nuk gjeni punë?

adminBy adminSeptember 8, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në një moment të jetës suaj, mund të pyesni veten: Pse nuk po mund të gjej një punë? Nëse jeni përpjekur të gjeni një punë për një kohë të gjatë dhe nuk keni pasur sukses, atëherë procesi juaj i kërkimit të punës ka ngecur diku. Nëpërmjet këtij artikulli do të mundohemi të gjurmojmë këtë problem për të krijuar një zgjidhje për ju.

Problemi: Nuk po ftoheni në intervista

Zgjidhja: Përshtatni CV-në tuaj

Nëse nuk mund të gjeni një punë dhe të gjitha CV-të tuaja duket se zhduken në një humnerë të errët sapo shtypni “dërgoni”, shanset janë që pikërisht këtu qëndron problemi. Një rezyme e përgjithshme që nuk përmban asnjë fjalë kyçe të përshtatur ka shumë të ngjarë të filtrohet ose humbet nga sistemi i gjurmimit të aplikantit dhe nuk do të shihet kurrë nga menaxheri i punësimit.

Përshtatja e CV-së tuaj do të thotë të përputhni fjalët kyçe në CV me ato në postimin e punës. Kur aplikoni për një pozitë të caktuar mundohuni të fokusoheni në ato aftësi që kërkohen për pozitën e punës ku po aplikoni.

Shkruani CV shabllon

Zgjidhja: Përqendrohuni në detaje

Sa më shumë të shtoni detaje në CV-në tuaj, aq më shumë do të tërhiqni vëmendjen. Është mirë të vendosni arritjet e juaja në punët dhe projektet e kaluar.

Një mësim tjetër i rëndësishëm në detaje është të ndiqni udhëzimet e dhëna në listën e vendit të punës për të cilin po aplikoni. Për shembull, nëse një postim pune kërkon një letër shkrimi deri në 500 fjalë, dërgimi i një dokumenti i cili përmban mbi 1000 fjalë mund të bëjë që CV-ja juaj të hidhet jashtë. Shumë punë do të kërkojnë gjithashtu që kandidatët të përdorin një linjë specifike në një email aplikimi ose që të dërgojnë një letër motivuese shumë të shkurtër. Injorimi i këtyre kërkesave tregon mungesë vëmendjeje ndaj detajeve dhe nuk do të jetë një shenjë e mirë për aplikimin tuaj.

Problemi: Ftoheni në intervista, por nuk keni ofertë pune

Zgjidhja: Përmirësoni aftësitë tuaja që të jeni më të mirë në intervistë

Nëse mendoni se intervistat po ju pengojnë të bëni hapa tutje atëherë merrni parasysh faktorët që mund t’ju bëjnë të dështoni. Pyetja që duhet t’i bëni vetës është se a po paraqiteni në kohë dhe jeni plotësisht të përgatitur për intervistën tuaj? A visheni bukur dhe dukeni të vendosur? Të tregoheni i ngadaltë qoftë në pamje apo gatishmëri, do të bëjë që të krijohet një përshtypje e keqe për ju!

Për t’u përgatitur për një intervistë, duhet të hulumtoni fillimisht. Në faqen kryesore të një kompanie, ju mund të lexoni historinë e saj dhe të keni sadopak njohuri për kulturën e kompanisë. Ju gjithashtu mund të kërkoni fotografi të punonjësve për të kuptuar më mirë për kodin e veshjes në atë ambient.

Kur zgjidhni një veshje për intervistë, visheni gjithmonë të paktën një hap mbi kodin e veshjes së punonjësit. Për shembull, nëse punonjësit vishen shumë thjesht, ju duhet të visheni me veshje më zyrtare në intervistë. Vazhdoni hulumtimin tuaj një hap më tej duke shikuar rrjetet sociale të kompanisë dhe duke bërë një hulumtin në Google për të.

Hapi i fundit që duhet ta ndërmerrni patjetër është të praktikoni pyetjet e intervistës me një mik për të qetësuar nervat tuaja dhe për t’ju bërë të mendoni si një i intervistuar. Një pjesë e krijimit të një përshtypjeje të parë të mirë është të tregoni se jeni një komunikues i sigurt. Në ditët para një interviste, praktikoni të uleni drejt, të hapni krahët gjatë bisedës dhe të mbani kontakt të fortë me sy.

Problemi: Ju jeni duke gjetur punë, por ofertat për punë po dështojnë

Zgjidhja: Bëni CV-në tuaj të përshtatshme

Së pari, ngushtoni CV-në tuaj për të pasqyruar vlerën tuaj, duke filluar me aftësitë dhe përvojën që ju bëjnë personin më të mirë për punën për të cilën keni aplikuar. Kur fokusoheni në CV-në tuaj, mjeti më i mirë që keni në dispozicion është postimi i punës.

Siç ka theksuar rekrutuesja e “Silicon Valley”, Linda Tuerk, “Kjo është një kohë ku specifikat kanë rëndësi. Kërkohet një talent specifik. Kushtojini vëmendje dhe përgjigjuni kësaj.”

Ju duhet të dëshmoni se jeni i përshtatshëm për këtë punë. Nëse përshkrimi i punës liston disa aftësi që keni, ato janë aftësitë për t’u theksuar në CV dhe në intervista. Mos harroni, nëse CV-ja juaj është e mbushur me shumë informacione të parëndësishme, rrezikoni që menaxheri i punësimit të mos ketë durim të arrij deri te pika që ju bën kandidatin më të kualifikuar.

Nëse po pyesni veten: “Pse nuk mund të gjej një punë?” është koha për të kërkuar se ku u janë bllokuar rrugët. Pavarësisht nëse problemi qëndron me CV-në tuaj, aftësitë e intervistës ose fushëveprimin e kërkimit tuaj të punës që duhet të përmirësohet, ndryshimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet

February 13, 2026

Gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm

November 12, 2024

Çfarë duhet të bëni kur dikush ju injoron?

October 30, 2023
Mos humbni
Kronikë

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

By adminJune 22, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Sipas raportit,…

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.