Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Bislimi: Përmes progresit tonë, po tregojmë gatishmërinë për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE
Lajme Qendrore

Bislimi: Përmes progresit tonë, po tregojmë gatishmërinë për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE

adminBy adminOctober 5, 2023Updated:October 5, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Vizita në Bruksel e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vijoi me prezantimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

Në fjalën e tij, Bislimi theksoi se integrimi evropian është prioritet kryesor për Qeverinë.

Arritja e liberalizimit të vizave, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e aplikimi për anëtarësim në BE, dhanë sinjalin vitin e kaluar për rëndësinë dhe vëmendjen e veçantë ndaj rrugëtimit evropian.

Përmes progresit të dëshmuar veçanërisht në indikatorët ekonomikë e të sundimit të ligjit, kemi treguar gatishmërinë e Qeverisë për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE.

Përtej pengesave e barrierave, vendi ynë njohu rritje e zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, u punua në formalizimin e ekonomisë, në ligje që targetojnë luftën kundër korrupsionit e në strategjinë anti-korrupsion. Pra punësim e drejtësi ishte përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar agjendën evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartësisht dhe iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim prezantuar nga Presidentja e Komisionit, Von Der Leyen, si dhe pritshmëritë e Këshillit të BE-së, përfaqësuar nga Presidenti i Këshillit, Michel, që zgjerimi të arrihet deri më 2030.

Theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet.

Sa i përket situatës aktuale, ai theksoi se sulmi i 24 shtatorit ishte një akt agresioni, i dizajnuar, mbështetur e orkestruar nga Serbia.

“Këtë e dëshmojnë tashmë qartazi dhe faktet e shumta, nga prezenca e organizimi i agresionit nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre. Objektivi ka qenë i qartë: shkelja e integritetit territorial, sovranitetit të Republikës së Kosovës e tentativë për destabilizim të vendit tonë e të rajonit”,  u shpreh ai.

Bislimi i informoi pjesëmarrësit dhe mbi procesin e dialogut e takimin e fundit të nivelit të lartë mbajtur me 14 shtator.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026

Moti sot

August 19, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më dhuro një lule…

By adminSeptember 17, 2026

Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti,…

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026

Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.