Ka filluar renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Gjilan.
“Komuna e Gjilanit kërkon mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagjeje gjatë kohës sa zgjat renovimi, të cilët shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në qendrat më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kryetari, Alban Hyseni, ka thënë se në këtë formë po përmirësohet infrastruktura shëndetësore në Gjilan.