Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » LDK: Pas shkeljeve në thirrjet publike të orkestruara nga qeverisja e VV-së, po largohen partnerët e Komunës së Gjilanit
Lajme Lokale

LDK: Pas shkeljeve në thirrjet publike të orkestruara nga qeverisja e VV-së, po largohen partnerët e Komunës së Gjilanit

adminBy adminDecember 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para medieve anëtarja e Kuvendit Komunal, Gresa Avdiu dhe kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë, Fidan Qerimi., thanë se po i paraqesin parregullsitë e gjetura në komunë.

“Kritikojmë ashpër qeverisjen komunale për mënyrën e ndarjes së subvencioneve për Start Up biznese dhe për bizneset e grave. E papranueshme që subvencionet të jipen jashtë kritereve të përcaktuara me rregullore e të shpërblehen eksponentët e partisë në pushtet pa u turpëruar fare. Përfituesit janë familjarë të afërt të këshilltarëve komunalë apo të anëtarëve të komisionit, gjë që paraqet konflikt interesi. Por, siç duket kjo parti nuk e ka problem këtë gjë, duke qenë se për dy vite, Komunën e Gjilanit e kanë trajtuar më shumë si seli të partisë së tyre sesa si institucion lokal i të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Në atë frymë po vazhdojnë edhe tani, po shpëblejnë familjarët e tyre e nuk po japin llogari askund as për shkeljet e rregulloreve e as për konfliktin e interesit”, ka thënë  Gresa Avdiu.

Ajo shtoi se nuk kanë bërë publike as listën e pritjes tek përfituesit e as përfituesit të cilët janë tërhequr, gjë për të cilën vetëm kanë shtuar dyshimet se ka pasur kurdisje në këtë thirrje publike. E kësaj, shtoja faktin se mbi 10 biznese përfituese janë regjistruar si biznese tek pasi është hapur afati i aplikimit.

“Gjithashtu, kemi parë se para disa dite Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpallur më të mirët e vitit 2023. I urojmë fillimisht të gjithë ata që u nderuan sepse me të vërtetë e meritojnë, e sporti e kultura gjithmonë kanë ngritur imazhin e Gjilanit kudo që na kanë përfaqësuar. Por, të jepen çmime e mirënjohje vetëm për disa sporte, e të lihen anash sportistët e artistët që na kanë përfaqëusar ndërkombëtarsisht, është e papranueshme. Kemi më së shumti fitues në sportin e karatesë, por nuk kemi asnjë të nderuar në basketboll e futsall, e kemi shumë pak në futboll, të cilët u nderuan tek  pas kritikave tona për mosndarje të disa çmimeve. Nuk mund ta lëmë jashtë mirënjohjes një pianiste që ka fituar çmime ndërkombëtare, as një futbollist që ka luajtur në gara evropiane, apo një nënkampion të Kosovës në sporte individuale. Andaj, DKRS-së i bëjmë thirrje që me kujdes shumë më të madh,  se bashku me komisionin, ta bëjnë ndarjen e meritave në vitin e ardhshëm , sepse sportistët e artistët tanë janë fytyra e ndritur e qytetit tonë”,- përfundoi Avdiu.

Ndërsa, Fidan Qerimi shtoi se shkeljet në thirrjet publike e konkurset e tilla po i largojnë edhe partnerët e Komunës së Gjilanit. “Sa për informatën tuaj dhe tëqytetarëve, Komuna e Gjilanit vetëm në sektorin e bujqësisë ka pasur partnerë organizata ndërkombëtare si: USAID TIKA, HAFER, Islamik Relief, IADK, CARITAS Luksemburg e gjithashti bizneset që janë përpunuese të produkteve bujqësore si: Kabi, Drena, ASK Foods, Frutomania, Calabria, Fauna, Floil, e shumë biznese tjera. Ka pasur kriter që ndarja e subvencioneve të bëhet në sa më shumë biznese, nuk ka pasur raste të financimit të shumëfishtë për një biznes”, ka thënë Qerimi.

Sipas tij, aktualisht, Komuna Gjilanit ka partner në këtë sektor vetëm Islamik Relief, pra të gjithë partnerët tjerë nuk ndihmojnë bizneset e Komunës së Gjilanit,  janë humbur projektet në mbështetje të sektorit të bujqësisë, ku ekonomitë familjare me punë mekanike dhe me kapacitete më të vogla i kanë avancuar me mjete të punës, rritje të kapaciteteve dhe rritje të punësimit. Këto biznese nuk kanë më mbështetje me mekanizma bujqësore, dhënien e ekspertizave profesionale për përpunim të djathit dhe bulmetit, rritjen e krerëve të lopëve me raca të cilat janë për prodhim të qumështit.

Qerimi shtoi se efekti i mungesës së trekëndëshit të bashkëpunimit mes bizneseve prodhuese bujqësore, bizneseve përpunuese të produkteve bujqësore dhe organizatave ndërkombëtare nuk është vetëm në mungesën e ndarjes së pajisjeve, por mungon ndërtimi i lidhjeve biznesore për plasimin e prodhimeve të këtyre bizneseve të vogla. “E kjo ka efekt negativ në motivin e vetëpunësimit dhe të zhvillimit të këtyre bizneseve. Mosofrimi i ekspertizës së avancuar ndikon në koston e prodhimit të bujqve tanë, që do të thotë se do të jenë më të shtrenjtë në treg dhe kjo automatikisht i favorizon produktet e importuara”.

“Komisioni për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë është pranë biznese të Komunës së Gjilanit, kemi kontakte të vazhdueshme, dhe ato po kërkojnë transparencë dhe drejtësi në qasjen e këtyre mbështetjeve ndaj bizneseve”, tha Fidan Qerimi i LDK-së. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.