Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.
IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet – 1 deri1 gradë Celsius.
Ndërkaq, për të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.