Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni
  • Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
  • Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Mbyllet “Film Flaka”, u prezantuan 6 filma tematik
Kulturë

Mbyllet “Film Flaka”, u prezantuan 6 filma tematik

adminBy adminJanuary 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Për tri ditë me radhë, më 18, 19 e 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, janë prezantuar 6 filma artistik e dokumentar, prodhime të  Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).

Në natën e tretë, sipas programit janë shfaqur dy filma. Ai i shkurt artistik, “Tisa” me regji të Valter Lucaj, si dhe filmi dokumentar “Rojtari i Bjeshkëve”, me regji të Antoneta Kastrati.

Subjekti i filmit “Tisa”, përshkruhet me sa vijon: Beni është një adoleshent “kuller”, i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror, me shokun e tij Gëzimin, i cili gjithashtu luan futboll, si dhe me të dashurën Emën, të cilën që  të dytë e pëlqejnë!

Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një (s’)provë në një ekip futbolli francez! Rrjedha e përmbajtjes së filmit përcillet me elemente narrative, me tekst të ngjeshur, dialogje simpatike, ndërsa kthesa dramatike – kulmi ndodhë në  momentin kur Beni pritet të ikën për të vazhduar karrierën në  Francë!

Ironikisht, fati i tij, përkundër talentit, është në duart e burokracisë permanente të “instaluar” nëpër zyrat të përfaqësive diplomatike, si atyre vendor ashtu edhe procedurave burokratike e diplomatike të shteteve përkatëse në Prishtinë.

Për pasojë, Beni detyrohet që, në vend të rrugëve legale, të ‘provojë’ ato alternative – ilegale!

Filmi i dytë i mbrëmjes, “Rojtari i Bjeshkëve”, i punuar nga regjisorja Antoneta Kastrati, pasqyron orvatjet dhe tentativat e  vazhdueshme të një rojtari të bjeshkëve, për t’i shpëtuar ato.

Me përshkrime vizuele të peizazheve të natyrës, përfshirjes dhe përshkrimit të kohëpaskohshëm narrativ, si dhe deklaratave nga personazhe të intervistuara, pasqyrohet tentativa e vazhdueshme e luftës për të shpëtuar malet e Rugovës nga prerja dhe shkatërrimi mjedisor.

Derisa kupton historitë e rinisë së kryepersonazhit, (Fatosit), herë – herë të paraqitur në reminishencë, publiku kupton njëherit historinë e frustrimit të tij me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male, dhe përfundimisht lidhjen shpirtërore e vendosmërinë për t’i ruajtur pyjet.

Skenat e realizuara në mjedise urbane e rurale, të ndërlidhura, si dhe përshkrimet e degradimeve të pyjeve, shfaqin pikëllimin e paskaj të tij, sidomos kur hasë në drunj që duhet të presin kohë  të gjatë për t’u rritur, ndërsa aq pak ndjesi për përkujdesje mjedisore, e akoma më pak përkujdesje për t’u ruajtur nga degradimet si dhe djegiet pamëshirshme.

Paraprakisht, në  kuadër të “Film Flaka 2024”, janë prezantuar 4 filma tjerë, poashtu të shkurtë e dokumentarë, kryesisht prodhime nga QKK, si: “Pa Vend”, me regji të Samir Karahoda; “Daullet e Rezistencës”, punuar nga Besa Luci; “Kanarinat e Dinë: nga Kaltrina Krasniqi, si dhe filmi “Një Muaj”, i realizuar nga regjisori, Zgjim Terziqi.

Drejtori i Drejtorisë  për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri, ka thënë enkas se “Film Flaka” është realizuar me iniciativë  vetanake, pa kosto apo Thirrje Publike, duke u shprehur i kënaqur me rrjedhën e filmave dhe prezantimeve.

“Përgjatë këtyre tri ditëve patëm rastin të shohim 6 filma, nga dy në secilën natë. Rëndësia e “Film Flaka” është se rikthen për aderues të filmit pas disa vitesh, krijimet filmike të autorëve vendor. Për “Film Flaka” nuk ka pasur Thirrje Publike. Ajo ka ardhur si iniciativë e DKRS-së, që me ndihmën e QKK-së, është  mundësuar shfaqja e filmave.”, ka thënë Zeqiri./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026
Mos humbni
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

By adminJuly 10, 2026

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, po përfaqëson me dinjitet Republikën e…

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.