Author: admin

U konfiskua një pushkë gjuetie në Topanicë të Kamenicës pasi që personi i dyshuar në këtë rast, raporton në Polic,i se djali i tij, gjithashtu i dyshuar, ka marrë armen pa pëlqimin e tij, njoftuan autoritetet zyrtare policore. Thuhet se të njejtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, arma me pesë copë fishekë dhe një rrethore janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Ramadan Halili. Kjo pritje u organizua atij pasi që mësimdhënësi në fjalë pas gati 40 vite punë në arsim është pensionuar. Gjatë këtij takimi ata falënderuan z. Halili, për angazhimin e tij j shumë vjeçar në fushën e arsimit, në veçanti në vitet e 90-ta të cilat ishin llogaritën si ndër vitet më të vështira të arsimit shqip në Kosovë. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e arsimit. Përndryshe z. Ramadan Halili së…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në krye me Krenare Sogojeva Dermaku, komisionere për Informim dhe Privatësi. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivel lokal por edhe mbi forcimin e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në zbatimin e ligjeve si të qasjes në dokumentet publike dhe të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë takim u fol edhe mbi rëndësinë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka prezantuar një politikë tjetër e cila tashmë është vendosur në praktikë, Baby box. Një kuti me gjërat esenciale për secilën foshnje të porsalindur në Komunën e Kamenicës, e cila përmban produkte të rëndësishme si për shëndetin e fëmijës por edhe nënës. “80 produkte në vlerë prej rreth 300 eurosh, ku përfshihen rroba të ndryshme për të gjitha stinët, pako për kujdes ndaj fëmijës, pako për kujdes ndaj nënës, libra argëtues dhe shumë produkte të tjera të nevojshme do të vijnë në shtëpinë tuaj”, ka thënë Rahimaj. Ai gjithashtu ka shtuar se…

Read More

Katër persona janë raportuar si të zhdukur përgjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat e zhdukur janë nga këto qytete: Gjilan, Dragash, Pejë dhe Klinë. Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e…

Read More

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura si edhe një pjesë e shtëpisë së tij.  Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 01:25, në Viti. Tutje bëhet e ditur se zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë së tij, ndërkaq rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij, zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë se tij”, thuhet në…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.  Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan ka ekzekutuar pagesën prej 13,020.00 euro për 51 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike, me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars 2024. Drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani, ka thënë se për herë të parë, këtij procesi i ka paraprirë thirrja publike për aplikim, me transparencë, barazi e llogaridhënie. “Përfituan nënat vetëushqyese, personat me aftësi të kufizuara, persona të moshuar pa përkujdesje familjare, veteranë të luftës, invalidë të luftës, viktima të dhunës seksuale gjatë në Kosovë dhe kategori të tjera në nevojë”, ka thënë Hasani. “Të…

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur mbledhje komemorative për profesorin Shefik Haliti, i cili u nda nga kjo jetë një ditë më parë. Me këtë rast në emër të Rektorit të UKZ-së Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, një fjalë rasti e ka mbajtur prorektori Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa. Ai pasi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve të profesorit tashmë të ndjerë Shefik Haliti dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë, ka thënë se jemi mbledhur sot për të kujtuar dhe çmuar punën e palodhshme të profesorit, pishtarit të dijes i cili punoi pa u lodhur…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në mbledhjen e të martës, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Gjilanit raportin vjetor të kryetarit Alban Hyseni për vitin 2023, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal për vitin 2023, ndërkaq ka shtyrë për një mbledhje tjetër propozimin për lejimin e rritjes të buxhetit nga tejkalimi i realizimit te të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, në mungesë të materialit. Ndërkohë, KPF ka rekomanduar, po ashtu, edhe pikën për përgatitjen për orientimin e nxënësve në drejtime të ndryshme, draft-rregulloren…

Read More