Author: admin

Në Stacioni Policor të Gjilan janë mirëpritur një grup nxënësish të klasave I–V nga Shkolla Fillore “Liria” në fshatin Uglar dhe Shkolla Fillore “Sadullah Brestovci” në Gjilan, të shoqëruar nga personeli mësimor i këtyre institucioneve arsimore. Kjo vizitë është realizua me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me qëllim që nxënësit të njihen nga afërsia me organizimin, funksionimin dhe misionin e Policisë së Kosovës, si dhe me rolin dhe përgjegjësitë e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë qëndrimit të tyre në këtë instuticuon, nxënësit janë informuan me detyrat, pajisjeje që përdoren në…

Read More

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan, me qëllim të krijimit të një kornize të përbashkët për zhvillimin e diplomacisë sportive si element i paradiplomacisë, edukimit joformal dhe përfshirjes aktive të studentëve në aktivitete praktike. Kjo marrëveshje synon thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e paradiplomacisë si instrument i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë publike, promovimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës përmes futbollit, si dhe ofrimin e trajnimeve profesionale dhe institucionale për aktorët e futbollit. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi,…

Read More

Ju njoftojmë se sot më 16 shkurt 2026, në Hotel „Astoria“ me fillim në ora 18:00, do të promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025) i autorit Enver Sadiku. Në këtë monografi janë të përfshira të gjitha kryendeshjet në mes të dy ekipeve gjilanase nga derbi i parë më 1995 e deri te më i fundit i luajtur në dhjetor 2025. Ju mirëpresim.

Read More

Në mesditë pritet të lëshohet në funksion qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë që do të kenë mundësinë të banojnë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot do të inaugurojnë një projekt të përbashkët me Jetimat e Ballkanit, i cili tashmë është bërë realitet në qytetin tonë. Sipas tij ky investim përfshin: Qëndrim ditor për të moshuar, bujtinë humanitare dhe bujtinë për studentë, “Një hapësirë në shërbim të qytetarëve, e dedikuar për mbështetje sociale dhe përmirësim të kushteve për kategoritë në nevojë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, falënderoj shoqatën “Jetimat e…

Read More

As e diela e javës së lënë pas, nuk ka kaluar pa aksidente trafiku, shqiptime të gjobave në trafik dhe arrestime, njoftuan sot autoritetet zyrtare të Policisë së Kosovës. Sipas tyre, bëhet e ditur se gjatë kësaj dite kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me të lënduar, 38 me dëme materiale, e për fat të mirë, nuk kishte aksidente me fatalitet. Ndërkaq, kur është fjala për gjobitjet në trafik, thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 771 tiketa trafiku ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në komunikacion. Nga ana tjetër, njoftohet se gjatë të…

Read More

Pas fitores së Klubit të Basketbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Basketbollit Prizreni, me rezultat 106:88 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. “KB Drita fituese e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës. Ekipi i qytetit tonë sonte fitoi finalen e Kupës së Kosovës në Ligën e Parë në basketboll dhe kjo fitore dëshmon rikthimin e fuqishëm të klubit dhe krenarisë sonë në basketboll”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se presim me padurim që këtë vitqë KB Drita të rikthehet…

Read More

/ Përsiatje letrare / Shefqet DIBRANI PRUSHI I BUKURISË LIRIKE (Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I BUKURISË”, botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Prishtinë, 2015, 2020 dhe 2025) Në poezitë e vëllimit “Prushi i bukurisë”, Anton Nikë Berisha ka arritur të ndërtojë një himn të gjerë dhe solemn për Fjalën, si thelb ontologjik i bukurisë, i dijes dhe i shpirtit njerëzor. Që në vargun e parë, poeti e zhvendos origjinën e bukurisë “përtej harrimit”, duke e vendosur atë në një kohë mitike, në çastin themelor “kur njerëzit zunë dhe i përftuan fjalët:”, që janë një akt i bukur krijimi, i krahasueshëm me…

Read More

Ismajl Kurteshi Partitë politike duhet rëndësi të veqanet t’i kushtojnë vlerave njerëzore dhe profesionale të kandidatëve për deputet. Manipulimi me vota në Kosovë nuk ka ndodh vetëm njëherë dhe jo vetëm në një mënyrë. Këtë herë, për dallim nga herët e tjera, institucionet e shtetit, pas dyshimit për manipulim kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se manipuluesit, përmes të të paguarve të tyre e kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve duke e rritur kështu artificialisht numrin e votave, në dëm të bashkë partiakëve të tyre. Votat janë blerë edhe me dreka e darka edhe me favore të tjera gjatë fushatës ose me premtime…

Read More

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi, lokalisht në formë rrebeshe. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe veçanërisht në mbrëmje, me shpejtësi prej 15-47 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 3°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

Read More