- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Një person nga Llashtica e Gjilanit, ka njoftuar në polici për një vjedhje që është bërë në shtëinë e tij nga persona të panjohur. Sipas tij, të përmendurit kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000€ dhe 2 armë zjarri. Rasti nga policia është cilësuar si vjedhje e rëndë, rast ky i cili po hetohet. Nuk është raportuar për të arrestuar lidhur me rastin e kësaj vjedhje./Gjilani INFO/
Gjatë një jave, përkatësisht në periudhën kohore 13.02.2026 – 19.02.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik janë shqiptuar njëmijë e katërqind e tridhjetë e nëntë (1439) gjoba në Rajonin e Gjilanit nga Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore. Kështu, njoftoi sot, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, e që sipas së cilën gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr edhe aktivitete, në: -Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, -Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, -Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për mos…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija, kryesuesen e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limoni, asamblistë dhe zyrtarë komunalë, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve sot, me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryetari Rahimaj tha se sakrifica e dëshmorëve për lirinë e vendit nuk do të harrohet kurrë, por do të jetë shtysë për të punuar drejt një vendi më të zhvilluar për brezat e rinj. /Gjilani INFO/
Shënimi i 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë kanë filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti. Më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj seance nga një falë rasti e kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Sokol Haliti, kryetar i kësaj komune si dhe nga Xhevgjet Ademi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti. Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune,…
Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës e filluan me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan. “Bashkë me kolegë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe familjet e dëshmorëve, u përkulëm me respekt e mirënjohje të thellë para veprës dhe sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot. Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, kujtojmë se liria nuk erdhi rastësisht, por është fryt i gjakut dhe përkushtimit të bijve dhe bijave më të mira të…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, ka mbajtur seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku pos përfaqësuesve institucionalë, morën pjesë edhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e familjarë të dëshmorëve. Kryesuesja Latifi-Kqiku tha se sot jetojmë me dinjitet në shtetin e lirë për të cilin kontribuan dhe sakrifikuan breza të tërë me dekada e shekuj. “Për këtë ditë u dha shumë mund, shumë sacrifice e u derdh shumë gjak, që Kosova të bëhej e lirë dhe e barabartë me shtetet tjera të botës”, ka thënë ajo.…
Është inauguruar qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, projekt ky i përbashkët mes Komunës së Gjilanit me Jetimat e Ballkanit, i cili sot është bërë realitet në qytetin tonë. Në ceremoninë përuruese ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryesyesja e Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kçiku, ministri për Familje, Punë dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, djali i heroit Hamëz Jasharit, Bekimi, humanizmi e hoxha, Halil Kastrati përfaqësues institucionesh tjera dhe qytetarë Ky investim përfshin: Qëndrim ditor për të moshuar, Kuzhinë humanitare dhe Bujtinë për student. Një hapësirë në shërbim të qytetarëve, e dedikuar për mbështetje…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën solemne të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka shpallur Qytetar Nderi humanistin, Halil Kastrati, i cili bashkë me Komunën e Gjilanit ka bërë të mundur ndërtimin e qendrës për të moshuarit, kuzhinës humanitare dhe bujtinës për studentë, propozim ky që kishe ardhur si iniciativë e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni. Në këtë seancë solemne të pranishëm ishin përfaqësues institucionalë nga niveli lokal e qendror, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së e qytetarë të shumtë. “Shprehim falënderimet tona të sinqerta dhe mirënjohjen tonë të thellë për shoqatën “Jetimat…
Kryetari Haliti nxjerr vendim për ngritjen e bustit të veprimtarit të çështjes kombëtare “ Halil Alidema”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nxjerrë sot një vendim për ngritjen e bustit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Alidema. Vendimi është nxjerrë nga kryetari Haliti, në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore, pas shqyrtimit në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve. Sipas vendimit, busti do të vendoset në hapësirë publike, në oborrin e Shkollës SH.F.M.U. “Halil Alidema” në Pozhoran. Përurimi i bustit pritet të bëhet më 19 maj 2026, në shënim të ditës së shkollës që mban emrin këtij veprimtari. Gjithashtu u bë me dije se kryetari Haliti, ka marrë edhe një nismë me të cilën pritet…
Fëmijët e Institucionit Parashkollor “Filizat”, së bashku me drejtoreshën Fatime Leci dhe mësueset e tyre, sot vizituan Komunën e Kamenicës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ata u pritën në sallën e Kuvendit Komunal, nga Kryetari Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, Drejtoresha e Administratës, Arlinda Sejdiu dhe Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi. “Jam shumë i lumtur që në përvjetorin e pavarësisë keni ardhur në objektin e komunës sonë. Ky objekt është si shtëpia juaj, por më i madh. Ne këtu punojmë bashkë me prindërit tuaj dhe përkujdesemi për qytetin dhe fshatrat ku ju jetoni. Kur…

