- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Nga: Sami Arifi Sami Kurteshi u lind në vitin 1960 në qytetin e Gjilanit, ai shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Samiu rrjedh nga një familje, të cilët brez pas brezi ishin me taban kombëtar si: Kurtesh Kurteshi, Hamdi Kurteshi, Hysen Ismajl Kurteshi, Muharrem Kurteshi, Mulla Ibrahim Kurteshi, Rexhep Kurteshi, Mehmet Kurteshi, të cilët ishin në udhëtim të gjatë të dijes, rezistencës si dhe qëndresës gjatë përkushtimit për lirinë e atdheut. Pandaj, Samiu nuk kishte si të ishte ndryshe përveç të vazhdonte udhëtimin, si trungu familjar i tij,…
Policia publikon statistikat 24-orëshe: 17 aksidente me të lënduar dhe 40 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe një numër i konsiderueshëm i personave të arrestuar në nivel vendi. Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale. Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 924 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Në aspektin e sigurisë, janë arrestuar 40 persona, prej të cilëve 19 janë…
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në Viti. Sipas raportit zyrtar, rasti është raportuar më 1 mars 2026 rreth orës 20:40, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar viktimën brenda lokalit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është shoqëruar në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gjilani INFO/
Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, pas zhvillimit të hetimeve për rastin e ndodhur më 28 shkurt 2026 rreth orës 22:40. Sipas raportit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve meshkuj, shtetas kosovarë, është realizuar më 1 mars 2026. Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./Gjilani INFO/
Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Gjilan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj dy viktimave meshkuj, shtetas kosovarë. Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 1 mars 2026 rreth orës 21:35. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gjilani INFO/
Grupi i Grave i Komunës së Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës për zgjedhjen e kryesueses së këtij grupi. Në këtë takim, Burbuqe Leka është rizgjedhur kryesuese edhe për një mandat të ri. Me këtë rast kryesuesja Leka ka shprehur mirënjohjen e saj për besimin e dhënë. “Me shumë mirënjohje dhe përgjegjësi, pas një pune të jashtëzakonshme së bashku me Grupin e Grave, u rizgjodha Kryesuese e Grupit të Grave të komunës sonë. Faleminderit nga zemra secilës prej jush për besimin, votën dhe mbështetjen. Ky vlerësim është motivim për të vazhduar edhe më fuqishëm angazhimin tonë për fuqizimin e grave…
Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të larta që herë pas here do të shtohen gjatë orëve të ditës. Sipas parashikimeve meteorologjike, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 32 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius, duke krijuar kushte relativisht të këndshme pranverore./Gjilani INFO/
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka falënderuar Qendrën Tregtare Haliti – S.M & HSM për kontributin humanitar, dhënë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. E njejta ka dhruar 21 pako ushqimore për familjet në nevojë. Sipas njoftimit, kjo ndihmë ka për qëllim mbështetjen e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike, duke ua lehtësuar sadopak përditshmërinë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme shpirtërore dhe solidariteti. Nga Kryqi i Kuq në Gjilan u theksua se bashkëpunimi me bizneset dhe komunitetin është thelbësor për të arritur tek kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, ndërsa akti i dhurimit nga Qendra Tregtare…
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Megjithatë, në orët e pasdites pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga veriu drejt jugut, i cili do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu në gjithë territorin. Sipas parashikimeve, reshjet në disa zona mund të paraqiten në formë rrebeshesh afatshkurtra. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17 deri në 54 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale nga…
Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale. Nga e njejta Prokurori janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, dhe është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale. Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit: Dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në dy raste të ndara me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër…

