- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Në Teatrin e Qytetit të Gjilani, mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Kabare 1999”, bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit Gjilan dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, e cila u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga artdashësit e pranishëm, që ishin në numër, ndërkohë që një pjesë e tyre edhe u kthye mbrapsht, për shkak se interesimi ishte më i madh sesa hapësira në skenë, ku ishte e zhvendosur shfaqja. Gjithsesi, sot dhe nesër është paraparë repriza e kësaj shfaqje dhe të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin atë në fillim prej orës 20:00, ndonëse sipas drejtuesve të Teatrit edhe për…
Sot, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një organizim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Dr. Naim Mustafës, njërit nga profesorët me kontribut të veçantë në zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe administrativ, studentë, si dhe familjarë të profesorit. Me këtë rast, në fjalën hapëse të këtij organizimi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi, vlerësoi lart rrugëtimin profesional të Prof. Dr. Naim Mustafës, duke theksuar se ai është shembull i përkushtimit akademik dhe seriozitetit profesional, i cili ka kaluar me sukses…
Komuna e Vitisë dhe Komuna e Saint-Julien-en-Genevois kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe miqësie ndërmjet dy komunave dhe qytetarëve të tyre. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Francës në Kosovë, Marc Ivarra. Marrëveshja u nënshkrua nga Julien Chevalier, zëvendëskryetar i Komunës së Saint-Julien-en-Genevois dhe përgjegjës për sportin, shëndetin dhe jetën asociative, si dhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy komunat shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e lidhjeve institucionale, zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e marrëdhënieve…
Komuna e Kamenicës me çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë
Sot, Komuna e Kamenicës ka pranuar çmimin për komunën me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë. Ky çmim ipet për Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” nga Democracy for Development (D4D) në bashkëpunim me KFOS (Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur). D4D gjithashtu ka mbajtur edhe një sesion të hapur diskutimi më zyrtarët komunal dhe të rinj nga Komuna e Kamenicës në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” në bashkëpunim me NED. Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së…
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten e kësaj jave, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./Gjilani INFO/
Të ejtën e kësaj jave kanë ndodhur 53 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 521 tiketa gjobitëse për pjesëmarrësit në trafik që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur sot nga statistikat e raportit ditor të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, njoftohet se 18 nga aksidentet ishin me lëndime dhe 35 tjerat vetëm me dëme materiale. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se janë arrestuar 29 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe1 person tjetër në vuajtje të dënimit për të njejtën periudhë kohore./Gjilani INFO/
Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale
Në fokus të takimit ishte implementimi i projekteve dhe zbatimi i ligjit në të gjitha sektorët komunalë, si bazë për funksionim efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan projektet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe planifikimi i projekteve strategjike për katër vitet e ardhshme, në kuadër të planit zhvillimor të komunës. Një rëndësi e veçantë iu kushtua infrastrukturës rrugore, me theks në ndërtimin e rrugëve alternative që lidhin fshatrat me qytetin, duke synuar lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik lokal. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin dhe funksionalizimin e zonës ekonomike,…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndalur dy persona të dyshuar për veprën penale, “Vrasja në tentativë”
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 i Kodit Penal të Kosovës. Nga ana tjetër, e njejta Prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale, për të njëjtën periudhë kohore, si në vijim: Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë…
Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera dhe Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim sot, Shefin Ekzekutiv të kompanisë “Eco-Higjena” Senad Rama, Leonora Ajeti nga sektori i financave të kësaj kompanie dhe Shejnaze Masurica që është Menaxhere e Njësisë Komunale në Kamenicë. Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit që kjo kompani ka me Komunën e Kamenicës, si dhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit, me qëllim që qytetari të marrë shërbime efikase e të shpejta. Shefi i Kompanisë z.Rama ka sqaruar punën e bërë…
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë teritorin e Kosovës janë regjistruar 55 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 669 gjobitje ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor. Për aksidentet e trafikut rrugor thuhet se 13 prej tyre ishin me lëndime dhe 42 tjerat vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore, janë arrestuar 21 persona, 19 persona tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 të tjerë nëvuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

