Në rrugën “Sherif Jonuzi” në Gjilan, është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit në veturën që po drejtonte iu gjet dhe konfiskua një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./Gjilani INFO/


