Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit
Lajme Lokale

UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit

adminBy adminApril 24, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e zhvillimit akademik dhe shkencor, si dhe përmirësimin e kushteve për mësim dhe hulumtim.

Kjo marrëveshje mundëson qasje në burime të shumta shkencore dhe profesionale për studentët dhe stafin akademik të universitetit. Në kuadër të saj, parashihet edhe përdorimi i pajisjeve elektronike të pajisura me aplikacione të avancuara, të cilat ofrojnë qasje në databaza ndërkombëtare me mbi 30 milion burime elektronike.

Në prani të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Prodekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, si dhe Udhëheqësja e Bibliotekës së UKZ-së, Labinota Ramadani.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, falënderoi kryetarin Alban Hyseni dhe drejtorin Kushtrim Zeqiri për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se kjo marrëveshje u mundëson studentëve dhe stafit të përfitojnë nga databaza ndërkombëtare me mbi 30 milion burime nga fusha të ndryshme shkencore dhe profesionale.

Dekani Daku gjithashtu shprehu mirënjohje në emër të rektorit të UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për zhvillimin e universitetit.

Nga ana e tij, kryetari Alban Hyseni, theksoi se Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të mbështetur Universitetin Publik “Kadri Zeka”, duke vënë në dispozicion të gjitha asetet në funksion të përmirësimit të punës së studentëve dhe stafit akademik. Ai theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në rritjen e cilësisë së studimeve dhe avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, duke shtuar se bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, shfrytëzimi i pajisjeve dhe fondit të burimeve do të shërbejë si një mbështetje konkrete për procesin mësimor dhe kërkimor, si dhe si një element i rëndësishëm për proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programeve të studimit./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

By adminOctober 12, 2026

Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të…

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.