Sot vendi ynë do të ndikohet nga një mot i qëndrueshëm me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Orët e mëngjesit do të karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe freski e theksuar.
Gjatë ditës pritet një rritje graduale e temperaturave, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, me intensitet që herë pas here mund të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 5°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 16°C./Gjilani INFO/


