Author: admin

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Njoftim! Ndërprerje e furnizimit me ujë sonte nga ora 23:00 deri nesër në ora 08:00 Për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve”  Livoç i Ulët, Velekincë,  Rr. Lotë Vaku,  Rr. Idriz Seferi,  Kodra e Dëshmorëve,  Hysen Tërpeza,  Bregu i Djegur. Të nderuar konsumatorë! Ju informojmë se në orarin e lartëcekur, sonte do të ndërprehet furnizimi me ujë në mënyrë që të rimbushet me ujë rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” në kapacitetin e plotë. Arsyeja e ndërprerjes është që nesër të furnizohen me presion të ujit mjaftueshëm edhe pikat më të…

Read More

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN APEL ME RËNDËSI KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN! Gjilan, 15 gusht 2024 – Niveli i rezervave të ujit në disa burime ka rënë dukshëm, siç është rasti me burimin nëntokësor “Baja” Gjilan, niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës ka filluar të bie me të madhe (aktualisht 26.58m), por edhe në burimet tjera ka rënë sasia e rezervave të ujit. Vala e nxehtit të madh në muajt e fundit që ka përfshirë vendin tonë, mungesa e të reshjeve atmosferike në sasi të mjaftueshme, shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë…

Read More

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim- DMSH, Gjilan. APEL! Të dashur qytetarë të komunës së Gjilanit! Ditëve të fundit po përballemi me temperatura të larta dhe si pasojë e tyre edhe me zjarre masive malore dhe fushore. Ekipet e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit – NJPZSH, edhe sot me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike gjatë gjithë ditës kanë qenë në luftë me zjarret në këto temperatura ekstreme. Nga mesdita deri në orët e mbrëmjes ishin të angazhuar me vetëmohim të lartë në shuarjen e zjarreve në fshatrat Kravaricë dhe Myqibabë. Prandaj apelojmë te të gjithë: -Mos ndizni zjarre . -Mos lejoni që…

Read More

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi  Ndër niposhat ka hy sherri. Një palë duan sovranitet e njëkohësisht paqe e bashkëjetesë me dajat-shtete. Një palë tjetër dëshiron të vazhdojë të sillet sikur atëherë kur ata ishin fëmijë. Dajat janë njerëzit më të afërt, më të dashurit. Sidomos në fëmijëri! Të shkonim te dajat kur ishim fëmijë ishte ndoshta ndjenja më e madhe e gëzimit tonë. Por kur shkonim atje bëheshim të zhurmshëm. Niposh me thërrisnin dajat. Dikush prej tyre më merrte me përkëdhelje e më mbante në prehër. Tjetri ishte më i sertë dhe rrinte serioz. Ai që na përkëdhelte nuk na…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhërkontrollit, nga…

Read More

Prokurorja koordinatore e dhunës në familje, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, znj. Rozelida Manastiri, ka pritur në takim monitorues nga EULEX, për dhunë në familje. Gjatë këtij takimi, ishte e pranishme edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda, znj. Leonora Kadriu, e cila paraprakisht ka qenë koordinatore për këto raste. Fillimisht u prezantuan raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke theksuar që në këto raste nga prokurorët e kësaj prokurorie ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të bëhet me prioritet dhe të reagohet me urgjencë. Po…

Read More

Mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, sot në Letnicë morrën pjesë në Manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe. E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të Institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë. Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori. Në…

Read More

Në Gjilan policia ka arrestuar një person në kërikim bazuar në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar. Sipas policisë personi i arrestuar është shtetas shtetas i Maqedonisë së Veriut. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet për rastin/GJILANI INFO/

Read More

Katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit, – ,,Kanabis  Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gramëshe janë gjetur në afërsi të një shtëpie në Kamanicë, gjatë një bastisje që ka bërë policia. Për rastin njoftoi policia, e cila ka thënë, se personi i dyshuar është arrestuar dhe se pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More