Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Prof. Gjon Serreqi atdhetar i pa mposhtur deri në përjetësi për lirinë e atdheut
Kulturë

Prof. Gjon Serreqi atdhetar i pa mposhtur deri në përjetësi për lirinë e atdheut

adminBy adminAugust 30, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Nga: Sami Arifi

Pas shuarjes me gjak të qëndresa heroike të popullit shqiptar në trojet e tyre etnike, nga okupatori serbo-sllav, prapë vazhduan përpjekjet e atdhetarëve demokratë të radhitur në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare, ku në radhën e të parve ishte prof. Gjon Serreqi.

Gjon Serreqi u lind më 11.02.1920 në qytetin e Ferizajt, ai është i biri i Gjergjit dhe i nënë Anicës, nëna e tij, e lindur Kurti në Prizreni. Gjoni në familje kishte katër vëllezër dhe tri motra. Gjon Serreqi shkollën fillore e kreu në Ferizaj, ndërsa gjimnazin në Prizren, ai kishte qenë edhe në Seminarin Ipeshkvor në Prizren. Gjoni pasi e kreu maturën në vitin 1939-1940 filloi studimet në Fakultetin Filozofik në Zagreb, ai u kthye në Kosovë në prill të vitit 1941 për të vazhduar rrugëtimin për në Itali në qytetin Piza, ku atje edhe kishte vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik, ai për një kohë qëndroi edhe në qytetin e Firencës. Gjon Serreqi u kthye në Ferizaj dhe ishte emruar kryetar i komunës së Babushit, ku, ai kreu këtë detyrë deri në vitin 1944, por ai u arrestua nga policia SS dhe u transferua me të burgosurit nga Prishtina në Kampin e Vjenës „K-16“, aty Gjoni qëndroi deri në vitin 1945, më vonë atë e depërtuan në kufirin austro-hungarez për hapjen e hendeqeve për fortifikime.

Pasi u kthye nga internimi austriak në qershor të vitit 1945, ai aso kohe u pranua profesor në gjimnazin e Prishtinës, ku drejtor i gjimnazit ishte Idriz Ajeti që me rekomandimin e tij, për gjegjësi i arsimit e emroi Gjonin profesor në gjimnazin e Prishtinës. Gjatë punës në Gjimnaz, ai deklaroi botërisht duke parë gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar thotë: „Unë nga kampi i përqëndrimit austriak erdha, por Kosova dhe shqiptarët qenkan në një kamp kolektiv edhe më famkeq! Kurrë nuk do të pajtohem me ndarjen dhe robërinë e Kosovës, do të luftoi deri në vdekje për lirinë e popullit tim!“. Gjon Serreqi dha një kontribut mjaft të madh edhe në organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në formimin e komiteteve nëpër fshatra e në qytete për organizinin e formimeve të komiteteve të organizatës së LNDSH në qytete e fshatra shqiptare që ishin nën okupimin serbo-sllav.

Gjon Serreqi arratiset në mal, vepron me shokë në ilegalitet që nga data 27 prill të vitit 1946, ai u arrestua nga OZNA në shkurt të vitit 1947.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 30 prill 1947 dënon: Ukë Sadikun nga Gjurgjeviku i Madh-Komuna e Klinës, me vdekje/pushkatim,

Ajet Gërgurin nga fshati Dubofc-Komuna e Vushtrrisë, me vdekje/pushkatim, Gjon Serreqin nga qyteti I Ferizajt, me vdekje/pushkatim dhe Osman Bunjakun nga fshati Samadrexhë-Komuna e Vushtrrisë, me vdekje/pushkatim.

Pas refuzimit të ankeave të burgosurve shqiptar nga okupatori serbo-sllav, Presidiumi i Kuvendit të Serbisë me vendimin 3202/13 gusht 1947, kishte vendosur në Gjyqin Suprem të Republikës Popullore të Serbisë vdekje/pushkatim, më 3 korrik 1947,KZH-989/47 në Beograd.

Gjatë ekzekutimit të të përmendurëve ishin të pranishëm Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme K.P.Q. Hashim Mustafa, Nëpunësi i Sektorit të Punëve të Brendshme pranë KAKM, Gllisho Sharanoviq, major, në cilësinë e të deleguarit të Ministrisë të Punëve të Brendshme të R.P të Serbisë, Zëvendësi Prokurorit Publik për Kosovë, Sadri Doçi si dhe Mjeku i rrethit, Dr. Vaso Jovanoviq. Prokuror gjatë gjykimit të këtyre atdherarëve ishte Ali Shukriu.

Pushkatimi është ekzekutuar saktësisht në ora 3:00 të mëngjesit, ku, për ekzekutimin e dënimit ishin të njoftuar në pajtim me udhëzimin e përkohshëm për ekzekutimin e dënimeve të vërtetuar, me vdekje/pushkatim, nga Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa: Glligorije Sharanoviq: Sadri Doçi dhe Dr. Vaso Jovanoviq.

Lavdi e përjetshme Gjonë Serreqit dhe të gjithë atdhetarëve të rënë për lirinë e atdheut… Pushofshin të qetë në dritën e pashterrshme në amshim, në përjetësi për lirinë atdheut. Lavdi!…

Të dhënat janë marrë nga Akivi i RK si dhe nga libri i autorit Mehmet Gërguri; Ajet Gërguri dhe Lëvizja NDSH (1945-1947)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.