- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Për ditën e premtë parashite mot më i nxehtë e kryesisht me diell në vend. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, derisa ato maksimale në rritje deri në 32C e 33C. Frynë erë e lehtë verilindore e lindore 2-5m/s. Kushte të motit stabil na përcjellin përgjatë fundjave dhe fillim të javës vijuese, njofton Prishtina Weather. Megjithëse do të ketë vransira kalimtare, nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 34C, e minimalet zbresin në 16C e 18C. Do të fryjë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.
Pensionohet Dr. Hajredin Myrtaj, specialist i Pedodoncisë në shërbimin Stomatologjisë të QKMF-re “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan
Pas 25 vitesh përvojë pune, sot është pensionuar Dr. Hajredin Myrtaj, specialist i Pedodoncisë pranë shërbimit të Stomatologjisë në QKMF “ Dr. Nagip Rexhepi “ të Gjilanit. Dr. Hajredin Myrtaj, veprimtarinë e tij e filloi qysh nga vitet 89-90. Pauzoi nga institucionet mbi 10 vite, shkaku i dëbimeve të profesionistëve shëndetësor të asaj kohe. Rikthehet në vitin 2000 për të vazhduar shkollimin pas universitar specialistik deri më 2004, ku pastaj shërbeu në institucionin e QKMF-se në Komunën e Gjilanit deri në vitin 2024. I shquar për qëndrueshmëri, profesionalizëm dhe korrektësi, sot në një ceremoni solemne në prezencë të stafit…
Drejtori Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, ka prezantuar sukseset e Komunës së Gjilanit, në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ka hartuar Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se kjo ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët, blerjen e pajisjeve…
Drita e Gjilanit përkundër angazhimit të madh, nuk ia doli që të kthehet e pamposhtur nga stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë. Legia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në takimin e parë të Conference League. Dritën e penalizoi shumë përjashtimi i mesfushorit ganez Hasan Gomda. Futbollistët është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit të Legias në minutën e 29-të. Drita mbetet pa një futbollist për 61 minuta që ishte një hendikep i madh dhe përparësi e madhe për rivalin. Në minutën e 32-të, portieri Faton Maloku me vetëmohim të pashoq ka shpëtuar portën…
Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti, brenda dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 2 mijë e 370 lindje. E kësaj radhe prijnë me numër femrat. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga 2 mijë e 370 lindje, 1192 janë femra dhe 1178 janë meshkuj. “Në muajin qershor 2024 janë regjistruar 2 370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 178 lindje janë meshkuj dhe 1 192 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.
Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për xhiron e tretë në Albi Mall Superligë. Edhe në këtë xhiro zhvillohen vetëm tre ndeshje, pasi Drita ka shtyrë duelin me Suharekën, njësoj siç ka bërë në dy xhirot e kaluara me Malishevën dhe Prishtinën për shkak të angazhimeve në Evropë. Në xhiron e tretë do të zhvillohen katër duele, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën me fillim nga ora 16:00. Ferizaj takohet me Prishtinën në stadiumin me bari artificial, derisa ky takim drejtohet nga Lirim Jashari si kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Faton Jakupi. Po…
Gani Mehmetaj (Nga libri Qytetet e Ilirise) Kur i lexon autorët antikë për Ulpianën, edhe po të ishe nga Skandinavia e ftohtë, s’ke si t’i shmangesh një aventure që të kthen në qytetin e Justinianit dardan (Justiniana Sekunda është emri tjetër për Ulpianën antike). Nami i vendit të joshë ngado që të jesh. Kështu më ndodhi edhe shumë vjet më parë kur e vizituam me gjimnazistët e Pejës (1974) Greqinë. Bëmë edhe qindra kilometra të tjera nga Athina që të shihnim amfiteatrin e famshëm të Epidaurusit, sepse kishim dëgjuar shumë për të. Pamë një mrekulli, sprovuam veten sa ishim dashnorë…
Doktor Agron Leka, emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar ai duke theksuar se drejtori paraprak, Arsim Emini, me vullnet të plotë është tërhequr nga kjo pozitë dhe si rrjedhojë është përzgjedhur ai. “Me vullnet të plotë për shkak të angazhimeve familjare është tërhequr nga kjo pozitë doktori paraprak, Arsim Emini.Unë e kam koleg shumë të mirë doktor Eminin, që kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Gjithcka ka shkuar bazë vullnetare dhe me procedurë të rregullt”, ka thënë Leka. Ndryshe, doktor Arsim Emini, ishte zgjedhur si Drejtor Klinik i Spitalit…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu është raportuar edhe një vdekje e dyshimtë. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra…

