- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Gjilan Kalendari i dëgjimeve buxhetore për planifikimin buxhetor 2025-2027
Hidromorava: Po punojmë në sanimin e gjendjes dhe shumë shpejt do të rikthehet furnizimi me ujë
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Njoftim Gjilan, 28 gusht 2024 – Si pasojë e dëmtimit të gypit furnizues në rr. Hamdi Kurteshi nga Operatori Ekonomik i cili është duke punuar në zgjerimin e rrugës, jemi detyruar të ndërpresim furnzimin me ujë për konsumatorët tanë në këtë rrugë. Ekipet janë duke punuar në sanimin e gjendjës dhe shumë shpejt do të rikthehet furnizimi me ujë. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071, 0280 326 980 Kujdestaria: 044719813
Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e tetë (VIII-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë . Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi: ● Raportin e punës për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2024 ; ● Raportin e muajit korrik 2024; Gjatë kësaj mbledhjeje, Menaxhmenti ka raportuar Bordin e Drejtorëve lidhur me Raportin e aktivitetit rreth identifikimit të lidhjeve të paautorizuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, i cili ka rezultuar tejet i suksesshëm…
Dëgjimet buxhetore janë mbajtur gjatë ditë ditës me komunitetin shëndetësorë, qytetarët e fshatrave dhe me komunitetin e kulturës e rinisë. Kryetari i Komunës së Gjlanit Alban Hyseni, tha se kanë filluar takimet me të gjithë që të marrin sa më shumë kërkesa. “Buxheti me 2025 planifikohet të jetë mbi 39 milionë euro, derisa për investime kapitale planifikohet të jenë rreth 9 milionë euro”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me këta kufijë buxhetor duhet të mbulojnë kërkesat e qytetarëve dhe tê gjitha fushat jetësore. Kryetari Hyseni, tregoi se kanë trashëguar borxhe, ku deri tash janë…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) kërkesë për paraburgim…
Raportet kredibile tregojnë për një katandisje organizative, zhvillimore e financiare, ka thënë,Prof. Qerimi. Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë, Prof. Fidan Qerimi, ka paraqitur para medieve shqetësimet e qytetarëve të Gjilanit në lidhje me ngecjet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Drejtoria për Buxhet dhe Financa në objektivin Realizimi i projekteve në përputhje me kontratën, ligjet, rregulloret dhe procedurat e aplikueshme ka listuar ngjarjen e “Mbivlerësimit/nënvlerësimi të kërkesave buxhetore nga drejtoritë dhe programet buxhetore rreth planifikimit të Kornizës Afatmesme…
”Për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majtë rruga do të jetë e bllokuar”, njofton Komuna e Gjilanit. Për të mos bllokuar tërësisht qarkullimin është asfaltuar një rrugë alternative. Përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit, thuhet në njofitm. /GJILANI INFO/
Në kuadër të projektit “Rritja e Potencialit për Bujqësi në Kosovë”, është bërë nënshkrimi i kontratave me 51 fermerët përfitues të serrave me sipërfaqe 100m². Ky është projekt i përbashkët i Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief Kosova që mundëson shtimin e prodhimit të perimeve në komunën tonë dhe rritjen e të hyrave për familjet përfituese. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj,përgëzoi fermerët për përkushtimin e tyre ku theksoi se mbështetja ndaj tyre do të vazhdoj edhe më tutje në projekte e subvencione të tjera duke kontribuar edhe më shumë në rritjen e prodhimit bujqësor. Edhe Drejtori i Bujqësisë dhe…
Dy meshkuj kosovarë-vëllezër janë përleshur fizikisht ndërmjet vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
PDK: Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglarë nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nëshkrimit të kontratës
Shumë projekte kapitale në komunën e Gjilanit nuk po nisin të realizohen sipas afateve ligjore të kontraktuara me operatorët ekonomik. Kjo tregon paaftësinë, mospunën dhe joseriozitetin e qeverisjes komunale të udhëhequr nga VV. Njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglarë. Sipas nenit 17.1 të kontratës së nënshkruar më datë 14 maj 2024 me kompaninë nga Ferizaji “NIKA pro ING” shpk, data e fillimit të punimeve do të jetë jo më shumë se 5 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Por janë bërë më shumë se 100 ditë dhe…

