- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F. SHKK-ja tha se i ndjeri po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake. Ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre. Në njoftim po ashtu thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./Gjilani Info/
Lecce e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit e nisi dobët sezonin e ri duke u mundur 4-0 në shtëpi nga Atalanta. Ka qenë Ramadani që ka folur në lidhje me këtë takim, por edhe për sfidën e ardhshme ndaj Interit të Kristjan Asllanit: “Kishim përgatitur një ndeshje për të fituar dhe në 30 minutat e para ishin mirë, por pësuam. Pas golit të dytë, ka ndryshuar komplet takimi, sepse më parë ishim kompaktë, ndërsa pjesën e dytë skuadra e humbi ekuilibrin. Atalanta është e fortë fizikisht”. “Inter? Janë kampionët e Italisë dhe një skuadër shumë e fortë, por ne…
Zekirija Ramadani do jap instruksionet e fundit lojtarëve të tij, para ndeshjes në mes të Legias dhe Dritës. Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave, ku në vitin 2020 ishin takuar për herë të parë me fitoren e Legias 2-0, në një kohë pandemie. Në rrethana krejtësisht ndryshe, Drita zbret nesër për të kërkuar rezultat pozitiv nga ndeshja e parë, më pas një javë më vonë të kërkoj kualifikimin tutje në “Fadil Vokrri”. Nga ora 18:00, është paraparë që bardhekaltërit të nisin seancën stërvitore
Rexhë Hasani Takimi i parë në Ferizaj, i dy shoqatave të fushave të ndryshme të natyrës, ajo e enigmatëve karshi karikaturistëve Takimi u mbajt në hapësirat e zyrës së Shoqatës së Karikaturistëve, “Hithi”, të qytetit të Ferizajt, në kuadër të përgatitjes së revistave si ajo e karikaturistëve, “Hithi”, poashtu asaj enigmatike, “Horizonti”. Në takim morën pjesë, Shemsedin Kryeziu, Kryetar i ShE “Ndre Mjeda”, dhe anëtar i redaksisë së revistës “Horizonti”, Rasim Vllasaliu, redaktor dhe ilustrator I revistës, Islam Zuzaku, Qamil Llapashtica dhe Rexhep Hasani, anëtarë. Nga redaksia e Shoqatës së Karikaturistëve. “Hithi”, morën pjesë, Imri Musliu, Kryetar dhe Besnik…
Sot përgjatë ditës është ndezur zjarr në depon e druve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Mala” në Topanicë. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar depoja e druve si dhe pjesa e fasadimit të jashtëm të objektit të shkollës. Zjarri në këtë shkollë është lokalizuar dhe fikur nga zjarrfikësit, dhe ende nuk dihet se çka saktësisht ka ndodhur. Dëmet e bëra vijnë gjatë periudhës kur objekti i kësaj shkolle po rinovohet nga brenda./Gjilani Info/
Në kuadër strategjisë “Policia e udhëhequr nga inteligjenca dhe policisë në bashkësi” dhe të projektit “Sot unë, Polic i Kosovës”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka organizuar një aktivitet të veçantë, aktivitet i cili përfshiu bashkëpunimin e ngushtë mes Policisë së Kosovës, fëmijëve të komunitetit tonë dhe komunës së Gjilanit. Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë lidhjen e ngushtë dhe të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë se jemi këtu për të i mbrojtur dhe një shembull i…
Sadete Ternava Osmani Me kujtohet që në biologji mësonim (po parafrazoj), që te qeniet e gjalla, në këtë kontekst te njeriu, nëse sistemi imunologjik është normal e i shëndetshëm ai nuk i sulmon qelizat e veta, por i mbron ato. Ky mësim të cilin mund ta shfrytëzoj si paranteze, shkelqyeshëm i përshkruan inatet, zilitë, urretjet e xhelozitë, të cilat ndodh t’i shohim brenda disa rretheve “shoqërore”, disa institucionëve shkollore e akademike, se për ato partiake, as mos të flasim. Në partitë politike vlojnë edhe kur nuk ka çka të zihet. S’ka harmoni, s’ka përkrahje, s’ka risi. Prandaj s’ka biseda…
Prokuroria në Gjilan: Kemi ngritur tetë aktakuza gjatë 24 orëve të fundit-për kanosje, ngacmim seksual dhe dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan për 24 orët t fundit, ka arrijtur për të parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit apo masa tjera: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) kërkesë për paraburgim me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë…
Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin. Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive. Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar? Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme. Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që…

