Raste të dhunës në familje ka patur edhe gjatë 24 orëve të fundit në disa nga komunat e Kosovës, ka njoftuar sot policia përmes raportit ditor.
Sipas policisë këto raste që janë të ndara dhe si të tilla kanë ndodhur: Në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Obiliq dhe Malishevë, kurse në katër prej rasteve cak i dhunës ishte femra.
I vetmi rast i dhunës në familje ishte në Obiliq, njofton policia.
Rastet në Prishtinë dhe Pejës po hetohet ngase personat e dyshuar janë në arrati, rasti në Lipjan është proceduar në mënyrë te rregulltë, kurse rastet ne Obiliq dhe Malishevë, me vendime të prokurorëve personat e dyshuar janë paraburgosur, thuhet nga policia./GJILANI INFO/