Policia e Rajonit të Gjilanit gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunden dhe dielen e javës së kaluar ka shqiptuar jo më pak se 364 gjoba.
Togeri, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit për portalin “ Gjilani Info”, konfirmoi shifren totale.
Sipas tij, për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar janë shqiptuar – 223 gjoba, tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar – 2, drejtimi të mjeteve pa patentë shoferë – 5, rrip të sigurisë – 6, skadim të afatit të regjistrimit të automjetit – 8, xhamat e errët, vendosja e folies ose materialit tjetër -20 si dhe përdorimi të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit -14 gjoba./GJILANI INFO/