Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu është raportuar edhe një vdekje e dyshimtë. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra…

Read More

Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e re të KF ‘Vllaznia’-Pozheran dhe rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së këtij klubi. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim kryesinë e re të Klubit të Futbollit “Vllaznia”-Pozheran, të kryesuar nga kryetari i ri, Halit Alidema i cili u shoqërua edhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka. Në këtë takim, kryetari Haliti, falënderoi kryesinë e kaluar për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e këtij klubi futbollistik. Poashtu kryetari Haliti ofrojë mbështetjen e vazhdueshme tij dhe të qeverisë komunale ndaj KF “Vllaznia”. Ai…

Read More

Aksidente trafiku dhe ndëshkime me gjobitje tiketash trafiku, kanë ndodhur edhe gjate 24 orëve te fundit në Kosovë, njofton policia e vendit. Ndryshe thuhet se për këtë periudh kohore kaneë ndodhur 72 aksidente trafiku, por edhe kësaj here për fat të mire nuk kishte raste me fatalitet. Nga shifra e përmendur, nxirret në pah e dhëna se prej 72 aksidenteve të regjistruara nga policia, 19 prej tyre ishin me lëndime, kurse 53 aksidentet tjera me dëme materiale. Nga ana tjetër, bëhet e ditur edhe shifra e tiketave gjobitëse në në trafik prej 2 mijë e 750 rasteve./Gjilani Info/

Read More

Kurse vlera e projektit të ri për menaxhimin e mbeturinave organike thuhet se arrin shumën e mjeteve prej 700 mijë eurosh Menaxhimi Qarkor i Mbeturinave në Kamenicë është projekt 26 mujor, e që parasheh Menaxhim të mbeturinave organike, Rreth 5,700 mbetje organike më pak nga masa e përgjithshme, Prodhim i kompostit cilësor për gjelbërimin e qytetit, Rreth 100 përfitues nga skema (biznese në gastronomi, prodhues hortikulturor, shkolla e kopshte), Vende të reja pune, Ambient i shëndetshëm dhe i pastër. Projekti në fjalë mbështetet nga qeveria sllovene dhe menaxhohet nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Slloveni. Kreu i Komunës…

Read More

Të gjesh veten me grip në mes të verës është më e lehtë nga sa mendoni. Kjo varet nga faktorë të ndryshëm të cilëve nuk u kushtojmë rëndësi sepse jemi të bindur se në mungesë të të ftohtit është më e vështirë të sëmuremi. E vërteta është se gripi mund të kapet dhe të transmetohet praktikisht gjatë gjithë vitit. Gripi në verë? Ja pse vjen dhe si duket ai Të sëmuresh në verë do të thotë të kesh një infeksion viral i cili, siç e dimë të gjithë, zakonisht transmetohet përmes ajrit ose me kontakt të drejtpërdrejtë. Megjithëse viruset…

Read More

Gjergj Meta Depresioni shoqëror që po shpërfaqet në vrasjet dhe vetëvrasjet e kësaj fundvere në vendin tonë të vogël, sipas mendimit tim i ka rrënjët në bjerrjen e shpresës se jeta mund të jetohet e gjitha, qoftë si përpjekje për t’i dhënë asaj një kuptim, qoftë si një jetë në shërbim të jetës së të tjerëve. Madje, kuptimi më i thellë i jetës, është atëherë kur ajo i shërben jetës së të tjerëve dhe jo atëherë kur ajo kthehet në një litar rreth qafës apo në një karikator automatiku, që zbrazet mbi trupin e dikujt tjetër. Religjioni mund të luajë…

Read More

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat 5:0, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e dominuan lojën dhe qysh në pjesën e parë krijuan epërsi prej katër golash. Serinë e golave e nisi Olsa Maqastena, në minutën e 3-të. Me të njëjtën dinamikë Kosova e vazhdoi lojën, ku në minutën e shtatë, Loela Ahmeti shtoi epërsinë në 2:0. Dardanet, të motivuara maksimalisht, konkretizuan thuajse çdo rast në pjesën e parë. Në minutën e gjashtëmbëdhjetë Krenare Kelmendi ngriti epërsinë në 3:0.…

Read More

Prend Buzhala VËZHGIME THELLËSORE TË VLERAVE TË DISA VEPRAVE TË ANTON NIKË BERISHËS ( Për librin studimor të Mikel Gojanit, “VËZHGIME DISA VEPRAVE TË ANTON NIKË BERISHËS”, të cilën e botoi në fillim të Gushtit 2024, Shtëpia botuese “BEQIR MUSLIU”) Libri i Mikel Gojanit “Vëzhgime disa veprave të Anton Nikë Berishës” është i njëzetepesti me radhë ndër vëllimet e botuara për veprat e Anton Nikë Berishës, që panë dritën e botimit. Këta tituj botimesh që i vendos Mikel Gojani në fund të librit të tij, s’kanë vetëm vlerë informative, por flasin edhe për diçka tjetër: Anton Nikë Berisha është…

Read More

Kanë shitur teste false për pasaportën gjermane, dënohen dy vëllezër nga Kosova Për të marrë një pasaportë gjermane, të huajt duhet të paraqesin dëshmi të zotërimit të gjermanishtes. Siç u tregua në një proces gjyqësor në Shtutgart, ky sistem nuk është aspak i sigurt ndaj falsifikimit. Duke përdorur një sistem profesionalisht të sofistikuar, dy vëllezër në Baden-Württemberg kanë falsifikuar dhe shitur për qindra njerëz dokumente, si certifikata gjuhësore dhe certifikata nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, transmeton albinfo.ch. Një 32-vjeçar dhe vëllai i tij, gjashtë vjet më i vjetër, u dënuan nga Gjykata e Landit e Shtutgartit, njëri…

Read More