Author: admin

VV e ka bllokuar PZHK-në, shumë projekte kapitale nuk do të mund të nisin pa miratimin e saj nga Kuvendi Komunal Zona Ekonomike, rruga qarkore, kampusi i universitetit, varrezat e reja të qytetit, sheshi qytetit, planifikimi i hartave zonale, hartimi i planeve rregulluese dhe shumë projekte tjera kapitale nuk mund të nisin pa miratimin e Planit Zhvillimor Komunal. Janë të kota nënshkrimet e marrveshjeve të financimit të projekteve me ministritë përkatëse, sepse ato nuk mund të realizohen në teren, por vetëm mund të vizatohen apo të prezantohen në makete për adhuruesit e dizajnit. Kjo po dëshmohet çdo ditë, ku…

Read More

Shtimi i kapacitetit të ujit përmes rifunksionalizimit të rezervuarit më të madh të ujit në Kamenicë dhe hapjes së puseve ”Përveç rritjes së kapacitetit të rezervuarit në 500m3, është duke u investuar edhe në hapjen e një pusi të ri dhe rifunksionalizimit e dy puseve ekzistuese, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Berivojcë të Kamenicës”, thuhet në një njoftim të KRU Hidromorava. Rifunksionalizimi i këtij rezervuari dhe hapja e puseve për shtimin e kapacitetit të ujit arrin vlerën e 120,000 eurosh, nga këto 50,000 euro ka ndarë KRU Hidromorava e cila nën drejtimin e Kryeshefit Ekzekutiv…

Read More

Organizata Joqeveritare “Gruaja hyjnore” këtë të premte ka mbajtur “Mbrëmje poetike” me poetet nga Gjilani dhe Kamenica. Arjeta Maka, drejtuese e OJQ-së, fillimisht tha se do të bëhet tradicionale një mbrëmje si kjo. Ajo tutje tha se do të bëhet gjithashtu edhe traditë që Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” t’i dhurohet një sasi e librave. Mbrëmja poetike është përshëndetur edhe nga Shpresë Hajdari, në emër të Bibliotekës. Nderkaq,  me nga një poezi janë paraqitur poetet  e mirënjohura gjilanase: Safete Rexhepi, Nazmije Hasani, Minivere Muja Maka, Selvete Abdullahu, Sadbere Gagica, Alketa Spahiu, Alisa Bekteshi, Kaltrina Berisha, Anila Daku, Selvije…

Read More

Është hapur ekspozita personale e Jetullah Halitit – Eti me titull “Kur flet arti nderohet kombi dhe atdheu” në Galerinë e Arteve të Gjilanit Artdashësit gjilanas, por edhe të tjerë patën rastin për t’i parë dhe shijuar vlerat artistike te autorit të njohur jo vetëm përm ne, por edhe më gjerë. Kushtrim Zeqiri, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, në hapje të ekspozites ka thënë se është në kuadër të programit të Galerisë së Arteve të Qytetit në Gjilan. Ai ka përgëzuar autorin për punën e tij, e pastaj tha se ky krijues arti, çdo vit po …

Read More

Fitorja e titullit të Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar, që theu rekordet, ishte një frymë e re për Bundesligën. Fakti që kontrolli i dukshëm i Bayernit të Mynihut mbi trofeun më në fund u thye, ngjall shpresat se kampionati i ardhshëm dhe vitet e ardhshme në Gjermani do të jenë konkurruese. Megjithatë, pavarësisht vështirësive të tyre vitin e kaluar, Bayerni e nis sezonin 2024-25 – që fillon të premten me Leverkusenin kundër Borussia Monchengladbach – si favorit edhe një herë. Rekordmbajtësit me 33 tituj, të cilët kishin fituar 11 tituj radhazi para fushatës historike të pamposhtur të Leverkusenit, kanë…

Read More

Abdullah Konushevci Ç’do të bëjmë tash, e dashur Tash kur kaluam matanë dashnisë Nuk e sheh se lodhja vdekja Më zënë pritë në çdo hap Ç’do të bëjmë tash, e dashur Tash që po më murosin të gjallë Hijet e ethshme për gjak T’i lus me ma lanë njërin sy Me të shikue kur ke me ardhë Veshur në të zeza T’i lus me ma lanë njërën dorë Me t’i përkëdhel flokët ngjyrëgruri Ç’do të bëjmë tash, e dashur Tash, kur fundi po më afrohet Si një qen i çartur Po m’i skërmit dhëmbët Ç’të bëjmë tash, e dashur Të…

Read More

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare (QSU) pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. FSK në një postim në Facebook bën  të ditur se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së. “Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT,…

Read More

Fshatrat Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë të komunës së Kamenicës, po bëhen me trotuare, ka thënë kryetari Rahimaj. Sipas tij, kontrata në vlerë prej 212,946.82 euro është përgjigje për kërkesa të kahmotshme të qytetarëve. Në qytet, e lokalitet për lokalitet, po përmirësojmë kushtet e infrastrukturën për secilin qytetar të Kamenicës, ka thënë kryetari i Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More

Përkushtimi për arsimin po vazhdon pa ndalur nga Komuna e Gjilanit. Nuk po mungojnë as investimet në infrastrukturë e mjete të punës e laboratore moderne për mësim. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se që nga fillimi i qeversjes tonë përkushtim të veçantë i kanë kushtuar shlollave të mesme profesionale. Sipas tij shembulli më i mirë për këtë është shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku janë rreth 1 milionë euro investime në infrastrukturë e mjete të punës, laboratore moderne për mësim. I pari i Gjilanit, theksoi se përveq investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor…

Read More

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 16.08.2024 – 22.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë (1865) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me…

Read More