Author: admin

Gjatë ditës së diel në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, me temperatura deri në 34 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, po ashtu parashikohet të ketë vranësira. “Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik .

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e saj, ku Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Imet Rrahmani, ka paraqitur, siç tha ai,  shqetësimet e Degës në lidhje me fushën e shëndetësisë në Gjilan. Sipas tij, LDK në Gjilan, edhe më herët ka potencuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetareve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e institucioneve të Komunës, brenda kompetencave dhe obligimeve ligjore, mu për shkak të specifikave që ka sektori, dhe për shkak të zhvillimeve e nevojave që ekzistojnë gjithmonë dhe atyre që paraqiten në baza ditore. Rrahmani…

Read More

/ Në përvjetorin e lindjes së poetit martir ALUSH CANAJ, sjellim disa poezi lirike të tij që janë margitarë të çmuar në letërsinë tonë dhe e bëjnë të pavdekshëm.- Përzgjedhur nga vëllai- poeti Avdush Canaj/ Alush Canaj ËNDRRA NË KRAHËT E ERËS Fusha mbylli sytë edhe qielli me këngë t`kaltra. Vrik erdhi gjumi më çoi te lumi era në breg më mori mbi flatra. Fluturoja fushës, fluturoja malit sikur me raketë! Pyllit me lulëkuqe vizatova një mollëkuqe n`pallat të zambakut në katin e tretë. Peshqit në det më mësuan not te i Dashurisë Kep. As vetë nuk e di…

Read More

Saranda Krasniqi Në letërsinë botërore të shekullit XX janë disa tema të cilat i kanë magjepsur shkrimtarët për të krijuar vepra monumentale. Një temë e tillë është binomi utopi – distopi. Edhe pse fjalë dia­metralisht të kundërta, ato janë të pandashme. Utopia paraqet idealen, ndërsa distopia terrorin e, si të tilla, shkrimtarëve u kanë dhënë mundësinë që në veprat e tyre të projektojnë per­spektiva të ndryshme të shoqërisë dhe të ardhmes. Shkrimtarët e këtij shekulli krijimtarinë e tyre e orientuan drejt individit dhe ndërveprimit të tij me të tjerët. Ata përmes rrëfimit shpalosin gjendjen e tij emocionale dhe psikike si…

Read More

Bekim Selishta Në një shpellë njerëzit që kanë kaluar jetën duke u përballur me dritën që vjen nga jashtë shohin vetëm hijet e kafshëve njerëzve dhe objekteve përballë tyre. Këto hije janë realiteti i vetëm për këta njerëz që kurrë nuk e kanë parë formën e tyre të vërtetë. Një ditë një nga njerëzit që jetonin në shpellë lirohet papritur ai has botën jashtë shpellës, sytë e këtij personi të cilët janë plotësisht të njohur me dritën domethënë të vërtetën përjetojnë pothuajse verbëri. Me kalimin e kohës ai fillon të kuptojë se hijet që ai mendonte se ishin të vërteta…

Read More

Është arrestuar në Lagjen “Arbëria” të Gjilanit një person për një vjedhje të rëndë, përkatësisht vjedhjen e disa veglave të punës nga shtëpia e personit që është ankuar. Policia njofton se gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e personit të dyshuarit, iu janë kthyer personit përkatës. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti iu është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave./GJILANI INFO/

Read More

Policia ka arrestuar personin e dyshuar për kanosje në Viti, të cilës i ka paraprirë një mosmarrëveshje, njofton policia. Për rastin, bëhet e ditur  se ishte kanosur me psitoletë një femër nga përsoni ndaj të cilit egziston dyshimi. Sipas policisë, thuhet se nga i njejti është sekuestruar pistoleta dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Ardian Nuhiu, kryetrajneri i SC Gjilanit, në prag të sfidës kampionale ndaj KF Dukagjini, e vlefshme për xhiron e tretë në Albi Mall Superligë, ka thënë se është i kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët e tij deri më tani. “Ndodhemi përballë një kundërshtari mjaft cilësor, pavarësisht që nuk ka marrë atë të cilën e ka merituar ndoshta në dy ndeshjet e para, pasi që ka patur raste për shënim dhe kanë luajtur një lojë mjaft ofansive. Ne kemi përgatitur ndeshjen dhe pres se si do të reagoj skuadra ndaj një kundërshtari që bën presion gjatë gjithë…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur për investimet në sektorin e arsimit në Gjilan, duke theksuar se nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve në shkolla. Hyseni theksoi se përveç investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndëtësor të nxënësvë që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndyshme. “Përvec investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor të nxënësve që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndryshme si shkenca kompjuterike, instalues elektrik, mekatronik, automekanik, ndërtimtari, instalues të ngrohjes e klimatizimit, trafik…

Read More

Lojtari i SC Gjilanit, Edi Basa është shprehur optimist në konferencën për shtyp para duelit që klubi gjilanas e ka ndaj Dukagjinit, megjithëse ka bërë thirrje për bashkëlojtarët e tij që ndeshjen ta marrin me seriozitet, pasi që nuk ka ndeshje të lehtë. Anësori i krahut të djathtë i SC Gjilanit, ka potencuar se skuadra është duke punuar çdo ditë e më shumë në kërkim të progresit për të cilin janë duke punuar. “Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, ashtu sikurse edhe çdo ndeshje tjetër. Megjithatë, ne jemi gati, kemi punuar për këtë ndeshje dhe jemi në…

Read More