- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Gjatë 24 orëeve të fundit policia ka konfiskuar 5 armë zjarri, në katër raste të ndara, ka njoftuar sot policia. Një pushkë gjuetie në Herticë të Podujevës pas bastisjes se një veture në Herticë të Podujevës. Një tjetër pushkë gjuetie dhe një pistoletë në Terpezë të Malishevës pasi të shtënave në një aheng familjar Dhe dy pistoleta,, njëra në Rahovec, pas një dhune që ka shprehur burri ndaj bashkesortës së tij, si dhe tjetra pistoletë në Llaushë të Skënderajt me të cilën njoftohet se është shtënë në një aheng famijar./GJILANI INFO/
Edhe 24 orëshi i fundit, nuk ka kaluar pa arrestime në Kosovë, ka njoftuar policia e vendit. Sipas saj, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 24 persona, 14 janë paraburgosur, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Bazojeni vaktet tuaja në karbohidrate niseshteje me fibra më të larta Karbohidratet me niseshte duhet të përbëjnë pak më shumë se një të tretën e ushqimit që hani. Ato përfshijnë patate, bukë, oriz, makarona dhe drithëra. Zgjidhni varietete me fibra më të larta ose drithëra integrale, të tilla si makarona me grurë integrale, oriz kaf ose patate me lëkurën e tyre. Ato përmbajnë më shumë fibra sesa karbohidratet me niseshte të bardha ose të rafinuara dhe mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Mundohuni të përfshini të paktën 1 ushqim me niseshte me çdo vakt kryesor.…
Dy gola pasi i tha ‘po’ Kosovës – dardani i ri Elvis Rexhebeçaj flet për nisjen e sezonit dhe synimet
Elvis Rexhbeçaj e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, duke e gjetur golin në ndeshjen hapëse të Bundesligas, ku Augsburgu barazoi me Werder Bremen me rezultat 2-2. mesfushori Rexhbeçaj realizoi edhe të dielën e kaluar në fitoren 4-1 të Augsburgut në udhëtim te Viktoria Berlini, në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, ndërsa shkëlqeu edhe në këtë fundjavë. Mesfushori i ri i Kosovës realizoi gol me gjuajtje shumë të fuqishme nga 28 metra distancë. 26-vjeçari i cili me shumë gjasa do të jetë në listën e Franco Fodas për ndeshjen e parë të Kosovës në Ligën…
Milazim Krasniqi Kur flasim për pasojat e sundimit serb, ne menjëherëkoncentrohemi te dhuna fizike që ka ushtruar shteti kolonialserb. Kjo qasje është krejtësisht e kuptueshme, sepse pasojat e asaj dhune janë ende të freskëta në kujtesën tonë. Por ne endenuk kemi filluar ta analizojmë e ta sistematizojmë dhunënkulturore, që ka ushtruar shteti kolonial serb. Dhuna kulturorenuk shihet me sy, as nuk ndihen dhimbjet e saj. Ajo shkakton hutesë, topitje, harresë, tjetërsim, por në mënyrë të ngadaltë, tëpadukshme. Efektet e dhunës kulturore fillojnë të shihen vetëmkur procesi i tjetërsimit ka përparuar shumë, siç përparonsëmundja. Kur tjetërsimi a sëmundja përparojnë, nuk…
Selvete Abdullahu Edhe heshtja ime ka gjuhë Ajo nuk duket Eshtë pa ngjyrime Ti mos më jep verdiktet e tua Se unë nuk do e vras heshtjen time Rrugëtimin me atë e bëra E gjumi se kaploi as natën Jo nuk e mbyll në kafaz errësira heshtjen Dot nuk e z’braps e as nuk e m’poshtë Jam unë heshtja vet Dhe ditët e tua nuk i bëjë skëterrë Mbi shpirtin tim sot lulëzon liria Sa t’a mbajë heshtjen time gjallë Përgjithmonë.
San Michele Cattolica Virtus, një klub futbolli amator nga Firenze, i njohur për promovimin e talenteve të rinj, ka nxjerrë në pah një tjetër yll në rritje. Gerard Mirashi, një mbrojtës 17-vjeçar me origjinë shqiptare, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar me klubin profesionist Benevento, pas tetë vjetësh zhvillimi te Cattolica Virtus. Mirashi, i cili është dalluar për fuqinë fizike dhe aftësitë teknike, është një lojtar premtues, me një gjatësi të konsiderueshme prej 1,90 metra, e cila e veçon atë nga bashkëmoshatarët e tij. Pasi u rekomandua nga një vëzhgues i Beneventos, Francesco…
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 4 raste të sjelljeve të dhunshme. Njëri nga rastet ka ndodhur në Prishtinë, ku thuhet se është sjellur dhunshëm një burr ndaj bashkëshortës së tij. Rasti tjetër në Decan ku prindërit janë sulmuar nga vajza e tyre. Rasti tjetër në Istog ku bashkëshorti nën ndikim të alkoolit ofendon bashkëshorten si dhe rasti i fundit në pjesën jugore të Mitrovicës, ku bashkëshorti ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Rastet për Prishtinë e Decan kanë shkuar në procedure të rregullt. Kurse për rastet në…
Aksidente në trafikun rrugor kanë ndodhur edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, e kësaj here në raportin ditor të Policisë së vendit janë evidentuar edhe 3 raste me fatalitet. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, prej tyre: 3 me fatalitet, 21 raste me lëndime si dhe 51 prej tyre vetëm me dëme material, njofton policia. Ndërkaq janë shqiptuar edhe 1 mijë e 905 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjevete që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat ne trafiun rrugor./GJILANI INFO/
Kryetari Rahimaj: Po rifunksionalizohet rezervuari me kapacitetin më të madh të ujit në Kamenicë
Kapaciteti i ujit që do të vijë nga ky rezervuar me 500 m3, do të lehtësojë furnizimin me ujë. Rifunksionalizimi i këtij rezervuari dhe hapja e puseve për shtimin e kapacitetit të ujit arrin vlerën e 120,000 eurosh, ka thënë kryetari Rahimaj. Ai është shprehur I lumtur që çdo nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, po gjen zgjidhje e përgjigje. Ndërkaq ka falenderuar Kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu për bashkëpunimin./GJILANI INFO/

