- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan – Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, ashtu që duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për…
Nesër (e shtunë) do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Gjilan në orën 11.00, për të nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit afaristit Mustafë Shala. Mustafë Shala, ka vdekur sot (e premte) në moshën 70 vjeçare. Derisa varrimi pritet të bëhet të shtunën me drekë, në orën 13.00./GJILANI INFO/
Nga: Arsim Vranovci – /anëtar i shoqatës evropiane të avokatëve/ Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin Nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Përmes këtij ligji, pësojnë ndryshime/plotësime 5 ligje të tjera, përfshirë Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Ligjin e Punës që ndërlidhet me procesin e caktimit të pagës minimale. Sa i përket tatimit në të ardhurat personale, për të ardhurat deri në shumën vjetore prej 3000 EUR, ngarkesa tatimore do të jetë 0%,…
Hidromorava: Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve të planifikuara
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan NJOFTIM Për ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve të planifikuara nga ora 09:00 Gjilan, 30 gusht 2024 – Për shkak të punimeve të planifikuara në Qendër të qytetit të Gjilanit, do të ndërprehet furnizimi me ujë në gypin Ø250 te Qendra Tregtare Agmia. Si pasojë e punimeve do të mbesim një pjesë e madhe e konsumatorëve në zonën urbane pa furnizim me ujë, lagjet si Rr. Hamdi Kurtesh Rr. Marie Shllaku Rr. Abdullah Tahiri, etj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Aktakuza për vepra penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale…
Hyseni: Përfshirja qytetare në vendimmarrje, bashkë me transparencën e llogaridhënien, janë angazhimet bazë të qeverisjes sonë
Ka përfunduar procesi i dëgjimeve buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit. Dëgjimet janë realizuar me komunitetin shëndetësor, arsimor, të kulturës, rinisë e sportit, bujqësisë, banorët e fshatrave, komunitetet jo shumicë dhe me gratë e komunës. Këto grupe kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre të cilat do të inkorporohen në planifikimet e buxhetit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përfshirja qytetare në vendimmarrje, bashkë me transparencën dhe llogaridhënien, janë angazhimet bazë të qeverisjes sonë. I pari i komunës tregon se për të siguruar që buxheti komunal përfshin edhe kërkesat direkte të qytetarëve, kanë organizuar dhe mbajtur 8 dëgjime…
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët,drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal për vitin 2024, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr.21033, 4. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr.21061, 5. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit bazë Nr.21059, 6. Të ndryshme, Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës dhe pas debatit nga asambleistët…
Me kërkesat e komuniteteve jo shumicë dhe me gratë e komunës, është përmbyllur cikli i dëgjimeve buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkë me komunitetet jo shumicë dhe gratë shpresuar do t’i shtyjnë proceset më tutje. Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave e komuniteve jo shumicë në planifikimet buxhetore. Nënkryetarja, tregoi se po përmbyllin me suksese dëgjimet e planifikimit buxhetor për vitet 2025-2027. Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po përfundojnë një fazë të rëndësishme…
“Na paska lënë veprimtari i madh i çështjes kombëtare, humanisti e afaristi i njohur nga Gjilani, Mustafë Shala. Do të kujtojmë përgjithmonë për kontributin tuaj të pashoq në shërbim të atdheut”, ka shkruar në profilin e tij, Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit, ish kryetar komune. “Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, miku im”, ka shkruar Haziri. /GJILANI INFO/
I ndjeri ishte pronar i hotelit “Kristal” në Gjilan dhe i Fabrikës së Ujit “Dea”. Dhe i njohur jo vetëm në tregun vendor, por edhe jashtë Kosovës. Mustafë Shala përveq se ishte ndërmarrës i suksesshëm, shquhej edhe për patriotizëm dhe humanizëm. Në një telegram ngushëllues nga PDK-ja e Gjilanit për familjen Shala, thuhet: “Të pikëlluar nga vdekja e z. Mustafë Shala, biznesmenit e humanistit të njohur, PDK në Gjilan, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve e gjithë komunitetit biznesor. Mustafën do ta kujtojmë përherë për virtytet e tij të larta njerëzore e kombëtare! U prehësh në paqe Mustafë!

