“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren Arbërie Nagavci, Zëvendësministrin Taulant Kelmendi, staf e mësimdhënës, kemi bërë përurimin e shkollës më moderne në vend”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Sipas tij, infrastruktura me standarde e cilësi europiane për të gjitha kategoritë shoqërore, ambienti
që nxit kreativitetin tek nxënësit dhe bën krenar secilin pjesëtar stafi të kësaj shkolle.
Kjo shkollë është e pajisur me kabinete të muzikës, biologjisë, sportit, artit e informatikës.
“Do të vazhdojmë investimet për arsim cilësor”, ka thënë ai dhe ka falemnderuar Qeverisë Kurti për mbështetjen./GJILANI INFO/





