- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, gjatë mbledhjes së mbajtur më 05 shtator 2024, në bazë të propozimit të rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe pas konsultimit me Senatin e universitetit, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve. Në përgjegjësitë e saj, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili do të mbulojë fushën e mësimdhënies dhe çështjeve që lidhen me studentët, duke siguruar cilësi në procesin akademik dhe përmirësimin e përvojës së studentëve në universitet. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu besimin e tij të plotë se Prof. Asoc.Dr. Shpresë…
PDK e Gjilanit përmes një kimunikate vlerëson se rritjen e pagave të punëtorëve të NPL Tregu, mund dhe duhet ta bëjë vetëm bordi i saj, ndërsa komuna e Gjilanit duhet vetëm të transferojë buxhet shtesë për rritjen e pagave gjë që është planifikuar mjaftueshëm në buxhetin e miratuar të këtij viti dhe nuk ka nevojë përmes bartjes së mjeteve nga viti i kaluar. ”Por loja e kryetarit të komunës për ta fajësuar Kuvendin Komunal është për të manipuluar këta punëtorë dhe për ta viktimizuar veten e tij dhe për të mbuluar dështimet kolosale të qeverisjes së tij”, thuhet tutje në…
Hyseni: 250 fëmijë të familjeve me asistencë sociale po pajisen me çanta dhe materiale shkollore
Nxënësit me kushte jo të mira materiale po furnizohen me çanta e materiale tjera për të vijuar mësimet. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore. Ai më tej tregon se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën. “I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni. I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuar që të shohim…
Kuvendi Komunal i Gjilanit e mbështet vetëm pjesërisht kërkesën për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti paraprak
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën kryesimin e Kushtrim Kadriut, ka vazhduar sot punimet me mbajtjen e dy seancave, të katërt dhe të pestë, të cilat kishin dështuar që nga prilli e këndej, shkaku i mungesës së kuorumit, pasi që opozita e cila përbën shumicën, insistonte në transmetim medial, siç ishte në të kaluarën dhe nuk mjaftohej me transmetim vetëm me kanalin zyrtar në youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook. Ndërkohë Komuna ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me shumicën e mediave lokale për ofrimin e shërbimeve në mbulimin e seancave të Kuvendit. Pas një sërë…
Nga sot qytetarëve të Komunës së Gjilanit, do t’i ofrohen shërbime edhe më të shpejta e më cilësore shëndetësore nga Shërbimi i Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kjo pasi që nga sot Shërbimit të Urgjencës së QKMF-së i është shtuar edhe një auto-ambulancë e re. Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni bashkë, bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të shërbimit urgjent. Alban Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër autoambulanca. Ai tregoi se sot kanë kanë pranuar autoambulancën e re me vlerë…
Është promovuar libri i profesorit (Shihanit) Salih Hasani, me titull “Joga dhe Sporti”, pasditën e të mërkurës në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan. Botimi i këtij libri u mundësua nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Në emër të kryetarit Hyseni, foli drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, i cili tha se sot kanë nderin të jenë bashkë për të promovuar një vepër të veçantë, një libër që përmbledh përkushtimin dhe pasionin e një njeriu që ka dhënë kaq shumë për komunitetin tonë dhe për zhvillimin e sporteve luftarake në qytetin tonë të…
Me rastin e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan pati kënaqësinë t’i ftojë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në ngjarjen e veçantë “Porta e hapur”. Ky aktivitet do të mbahet më datë 6 Shtator 2024 nga ora: 08:00 deri 16:00 dhe ka për qëllim të promovojë transparencën dhe të forcojë marrëdhëniet mes policisë dhe komunitetit. Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë njësitë dhe stacionet policore në rajonin e Gjilanit, të njoftohen me punën dhe përkushtimin e stafit policor, dhe të shohin nga afër pajisjet dhe teknologjitë…
Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan NJOFTIM PËR RIPARIMIN E FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË Të nderuar konsumatorë, Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e shërbimeve tona, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, po realizojmë rehabilitimin e FPU Velekincë. Ky projekt përfshin riparimin e puseve, zhvillimin e softuerit, riparimin e pajisjeve elektro-mekanike, dhe përmirësime të tjera të rëndësishme. Për shkak të punimeve që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë në intervale të caktuara gjatë ditëve në vijim, deri më datën 13 shtator 2024. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj…
Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj, kësaj radhe ata janë pajisur me pesë mbjellëse të qepujkave dhe me pesë mbjellëse të grurit. Me këtë rast, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e këtyre makinerive për dhjetë fermerët përfitues. Zëvendëskryetari Aliu theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, dhe se me rritjen e buxhetit për subvencione do të kompletohen nevojat e tyre për zhvillimin…
Në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë dhe Stublinë njësia e task forcës nga Sektori i Lindjes e përbërë edhe nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ka vërejtur një automjet me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Automjeti i dyshuar të cilin po e drejtonte personi i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa tē automjeteve në total gjithësej 20000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu…

