Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, por për fat të mire, asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet.
Siç bëhet e ditur nga Policia, 21 prej aksidenteve kanë qenë me lëndime trupore, kurse 33 tjerat me dëme materiale.
Ndërkaq, njoftohet se janë shqiptuar po për të njejtën kohë 2 mijë e 372 tiketa gjobitëse në trafik për drejtuesit e automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/


