Author: admin

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Jeton e Naser Ramaj, institucionet komunale, organizatat e dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike, përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta, policia dhe familjarët e këtyre dy dëshmorëve, kanë bërë homazhe tek varret e dy të rënëve në varrezat e dëshmorëve në Viti. Me këtë rast, ata kanë vendosur kurora lulesh në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tyre./GJILANI INFO/

Read More

Policia ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar nga fshati Kranidell, Komuna e Kamenicës, për të cilët thuhet se kanë shtënë me armë zjarri. Sipas burimeve policore, lidhur me rastin pistoleta me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe sasinë e dyshuar narkotike të llojit marihuana, të gjitha janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedure të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Statistikat e përgjithëshme nga raporti i Policisë së Kosovës prej 24 orësh, nxjerrin në pah të dhënat për aksidentet në trafik, shqiptimin e tiketave gjobitëse në trafikun rrugor si dhe raste arrestimesh e paraburgosjesh në gjithë vendin. Prej 59 aksidenteve në trafik sa edhe kanë ndodhur, 18 prej tyre kanë qenë me lëndime si dhe 41 aksidentet tjera me dëme materiale. E, për sa i përket shqitimit të tiekatave gjobitëse në trafik rrugor, bëhet e ditur se shifra ka arritur në 2 mijë e 384 sosh. Ndërkaq, janë arrestuar 22 persona dhe paraburgosur 20 persona tjerë./GJILANI INFO/

Read More

Po studiohet mundësia për transport publik të rregulltë në Kamenicë, ndërkaq dje edhe është bërë xhiroja e parë, ka shkruar ne profilin e tij Facebook, kryetari i Komunes se Kamenices, Kadri Rahimaj. Sipas tij, lëvizja drejt transportiit publik me autobus do të vazhdoj për 20 ditë, shërbim ky që do të jetë falas për të gjithë qytetarët e kësaj komune./GJILANI INFO/

Read More

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C.

Read More

E shkruar nga: Njazi Kadriu Për motive politike, viteve  të 50-ta, Zenel Zenel Lenjani, nga Karaçeva e Kamenices, zëvendësministër i Xehetarisë për Serbi, Kosovë dhe Vojvodine në kohën e ish-Jugosllavisë bie në burgun e Bellacërkes ku qëndroi i izoluar plot 6 muaj. Prej torturave të renda dhe të padurueshme nga regjimi serb. Zeneli një burrë i pashëm e plot shëndet doli nga burgu fizikisht i dërrmuar por edhe shpirtërisht meqë grilat dhe parmakët e burgut nuk arritën t’ia shuajnë  idealet për çlirim dhe bashkim kombëtar. Vdiq me frymën  e fundit te amanetit: “Eshtrat e atyre që tradhtojnë atdheun mos i…

Read More

Nga: Rudolf Marku Mora vesh nga një telefonatë e mikut tim poet, Aleksandër Shallvarit, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali, ikjen nga kjo botë të Nard Bushatit. Aleksandri fliste nga Italia. Më tha, me zë dridhës, se është shuar Nard Bushati. Në fillim ky emër nuk po më kujtonte asgjë. Sikur ta ndjente harresën time, Aleksandri më thotë se ka qenë drejtor i Klubi të Rinisë e të Kulturës në Gjuhadol, Shkodër … Atëherë fleshat e kujtesës më çuan përnjëherë në vitin 1990, në qytetin e Shkodrës. Së bashku me Padër Zef Pllumin dhe Aurel Plasarin (Padër…

Read More

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku më 6 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Rumaninë, e tri ditë më vonë me Qipron në Larnaca. Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupin 2 të Ligës C, e ku Kosova synon të tregojë vlerat e saj dhe të fitojë grupin për t’u promovuar në Ligën B. Në seancën e sotme stërvitore, mbrojtësi Lumbardh Dellova u stërvit veçmas nga grupi, ndërsa pjesë e ekipit të parë ishte edhe futbollisti i…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se…

Read More

Sonte më 3 shtator, e martë, ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit rikthehet produksioni i jashtëzakonshëm “Tartufi”, njoftojnë drejtuesit e Teatrit. Autor: Jean Baptiste Poquelin – Molière Regjisor: Qëndrim Rijani Aktorë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Flaka Latifi, Avni Shkodra, Mejreme Berisha, Alban Shahiqi, Florent Salihu Skenograf: Bekim Korça, kostumografe: Yllka Brada, kompozitor: Trimor Dhomi, ass regjie: Fitore Jashari Drejtor artistik i projektit: Erson Zymberi Prodhim i Teatrit të Gjilanit Në njoftimin e Teatrit më tej thuhet: *** “Tartufi” shkruar nga dramaturgu i njohur francez, Molière, u shfaq për herë të parë në vitin…

Read More