- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
Author: admin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës. “Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. “Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha kryetari Hyseni. Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Daniela Barishiq, shprehu…
Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim publik me qytetarët për planifikimin e buxhetit për periudhën 2025-2027, ku ishin prezent zëvendës kryetari Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi. Ky takim synon të përfshijë qytetarët, asambleistët, këshillat e fshatrave, klubet sportive, shoqatat e grave, shoqërinë civile etj, në procesin e vendimmarrjes dhe të mbledhë propozimet e tyre për investimet dhe projektet që duhet të përfshihen në këtë buxhet trevjeçar. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, zyrtarë të komunës si dhe një numër i konsiderueshëm…
Vozitësit i caktohet masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shkak të tejkalimit të kolonës
Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim të kolonës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej tetëdhjetetetë (88) kallëzime penale. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, pesëdhjetë (50) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), shtatë (7) ankesa, gjashtë (6) persona të ndaluar, gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave. Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe…
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, kanë ndodhur aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar tiketa gjobitëse, ka njoftuar policia. Për gjatë kësaj kohe thuhet se kanë ndodhur 36 aksidente trafiku prej tyre 15 me lëndime si dhe 21 me pasoja materiale. Ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 589 tiketa trafiku, bëhet e ditur nga policia./GJILANI INFO/
Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro
Pas ndalimit të tij, policia kreu një bastisje në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan 17 me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë prej 8 kilogramësh dhe 471.5 gramë, si dhe 11 paketime të dyshuara për kokainë me peshë prej 59.3 gramë. Përveç kësaj, u gjetën 92 tableta të dyshuara si Extazi, një peshore digjitale dhe 4,800 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. Në vazhdën e operacionit, policia kreu një tjetër bastisje në një banesë pranë banesës së të dyshuarit të parë, ku u arrestua…
Zëdhënësja e Degës së LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka thënë se po paraqet shqetësimet e radhës, që kanë të bëjë me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, e ku, sipas saj, bëhet fjalë për një gjobë që i është shqiptuar DKA-së, që përveç se është rëndim për buxhetin e Komunës, është turp për qasjen që ky ekzekutiv ka në llogaridhënie dhe transparencë para qytetarëve dhe organeve kompetente. “Drejtorisë së Arsimit në Gjilan për: Shkeljen e dispozitës të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2012 për Përcaktimin e Gjobave dhe Shumave Konkrete për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës,…
Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), Dega në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur ka zgjedhur Jon Veselin kryetar për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Me këtë rast, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan, ka thënë se Aleanca gjithmonë i ka dhënë hapësirë për veprim rinisë. Ai tha se Aleanca në Gjilan tanimë është e konsoliduar dhe e përgatitur për zgjedhje parlamentare dhe lokale, e bindur se do t’i fitojë ato sepse është alternativa e vetme që prioritet ka mirëqenien e qytetarit, zhvillimin e Komunës dhe forcimin e shtetit. ”Aleanca ka dëshmuar gjithmonë pjekuri politike, ndershmëri në qeverisje…
Xhemile Adili Gjithmonë jetën e kam shikuar Si fushë me lule plot Dhe kur kam qenë E gërryer në shpirt, Si një përrua Nga rrebeshet, Si një psherëtimë në të e tretur, Si një shkëndijë në qiellin e hapur, Si një klithmë në shkretëtirë Si një djep i përkundur, Me ninulla dhimbjeje, Se jetën kam dashur Ta këndoj gjithmonë si këngë, T’i thaj lotin e pafajshëm, Që lagu Edhe këngën, Edhe jetën, Iu lidh nyjë në grykë, Këngës ia trembi rimat, Jetës ia prish qetësinë, Të dyjave ua la diellin mbi krye, Ua shtegtoi zogjtë, Në kontinentin e vdekjes.
Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kamenicë
Organizata JoQeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja, ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport z.Behar Hyseni. Projekt Menaxheri i projektit Sherafedin Vranja, fillimisht e ka njoftuar Drejtorin Hyseni lidhur me qëllimin dhe objektivat e projektit, aktivitet të cilat do të realizohen gjatë implementimit të projektit. Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes prezantimit të diversitetit kulturor, mbrojtës dhe promovimit të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.…

