Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa…

Read More

Selvije Kadriu Ku ishe ti kur zemra gati ndaloj E dhimbja ime përshkoj qiellin Kur shpirti më digjej nga dhimbja E tash më thua sa më dashuron se e mirë jam E ti akoma nuk e kupton se të mirën këtë herë e mbyte ti në mua E mbyte me mua…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e Kosovës kanë ndodhur jo me pak se 71 aksidente trafiku, ku prej tyre 24 ishin me lëndime si dhe 47 aksidentet tjera vetëm me pasoja materiale, bëhet e ditur sot përmes raportit të fundit nga policia e vendit. Ndërkaq po për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 106 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Dodona Imeri, një nga aktoret e talentuar suedeze me origjinë nga Kosova, është nominuar për çmimin “Kristallen” në kategorinë e aktores më të mirë femër për rolin kryesor në serialin “Painkiller,” i cili transmetohet në SVT, shkruan albinfo.ch. Kristallen është një çmim vjetor që nderon personalitete dhe programe televizive në Suedi që u dha për herë të parë në vitin 2005. Ky çmim është krijuar me qëllim që Suedia të ketë një ekuivalent të çmimit prestigjioz amerikan, Emmy Award. /Albinfo.ch

Read More

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ashpër pas vendimit të Serbisë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për 75 ditë, duke e cilësuar këtë masë si një kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon. Ajo theksoi se kjo masë rrezikon të përsërisë historinë e viteve ’90, kur të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës u detyruan të largoheshin për të shmangur shërbimin në ushtrinë e Serbisë. “Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Në vitet e 90-ta, kur regjimi…

Read More

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i ardhshëm në mes kryenegociatorëve të dialogut Kosovë- Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Fokusi i takimit pritet të jetë implementimi i marrëveshjeve të arritura, derisa kryenegociatorët pritet të kenë takime veç e veç me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, por pritshmëritë janë që nuk do të ketë takim në mes Bislimi dhe Petkoviq.. Para takimit ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak vizitoi Prishtinën e Beogradin për të caktuat datën dhe agjendën e takimit të sotëm. Ndërkohë, pati deklarime se takimi i planifikuar ishte refuzuar nga…

Read More

“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren Arbërie Nagavci, Zëvendësministrin Taulant Kelmendi, staf e mësimdhënës, kemi bërë përurimin e shkollës më moderne në vend”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Sipas tij, infrastruktura me standarde e cilësi europiane për të gjitha kategoritë shoqërore, ambienti që nxit kreativitetin tek nxënësit dhe bën krenar secilin pjesëtar stafi të kësaj shkolle. Kjo shkollë është e pajisur me kabinete të muzikës, biologjisë, sportit, artit e informatikës. “Do të vazhdojmë investimet për arsim cilësor”, ka thënë ai dhe ka falemnderuar Qeverisë Kurti për mbështetjen./GJILANI INFO/

Read More

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tretë përmes Senad Jarovic, i cili shënoi për t’i dhënë herët epërsinë ekipit të tij për 1-0. Gjilanasit patën edhe dy mundësi të tjera shënimi me anë të Edison Kqikut dhe Besir Ramadanit, por nuk ia dolën të shënojnë. Megjithatë golin e dytë e gjetën pas përpjekjeve të vazhdueshme me anë të Sabit Bilalit që realizoi për 2-0 pas asistimit të Robert Rrahmanit. Në pjesën e dytë Jarovic (62’) lëshoi…

Read More