- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
Author: admin
Është arrestuar personi i dyshuar, pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë një person në oborrin e Emergjencës së Gjilanit, njofon policia. Sipas njoftimeve nga policia, si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./GJILANI INFO/
Në kuadër të bashkëpunimit që Komuna e Kamenicës ka me USAID në Kosovë është edhe projekti Kontrata Sociale. Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë shpallur dy projektet fituese të cilat po shtyhen para drejt realizimit në bashkëpunim me qytetarët që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt që nga fillimi. Dje janë mbajtur dëgjimet publike të parapara në kuadër të këtij projekti, për të diskutuar nga afër me qytetarët rreth lokacioneve të projekteve por edhe në rast kërkesash për sqarim të mëtutjeshëm./GJILANI INFO/
”Kompania EcoHigjiena Sh.p.k në Gjilan, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e mjedisit dhe grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Anamoravës, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara duke implementuar një sistem solar fotovoltaik”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. Ky projekt i ri kontribuon në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të pastër. Përfitimet nga sistemi solar prej 24.6 kWp: •Ambient: Zvogëlim i emetimit të CO2 me rreth 14,723 kg në vit. •Financa: Reduktim i faturave të energjisë elektrike. •Stabilitet energjetik: Ulje e përdorimit të energjisë elektrike nga rrjeti. “Jemi të lumtur që po…
Nesër zhvillohet ndeshja FC Drita – FC Malisheva, ndeshje e xhiros së parë e mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në Evropë. Për këtë përballje dhe përgatitjet foli kryetrajneri i bardhë e kaltërve, Zekirija Ramadani, i cili në konferencë për media tha se do te takohen me një skuadër mjaft cilësore. “Nuk është ajo FC Malisheva që vitin e kaluar çfarëdo që bënte e llogarisnin befasi, është me të vërtete një ekip që ka mjaft cilësi brenda grupit të vet, por ne kemi eksperiencën tonë. Pas humbjes së fundit pres që secili nga ne…
Rashiti: Humbja e radhës, buxheti prej 6 milion euro për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza
“Në buxhetin e vitit 2024 janë të ndarë 6 milion euro për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit. Edhe në vitin 2023 poashtu ishin të ndara 6 milion euro buxhet për këtë projekt. Pra janë 12 milion euro buxhet i ndarë në planifikim dhe që nuk po shfrytëzohet për këtë projekt tejet të rëndësishëm për qytetarët tanë, ka thenë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan. Ai shtoi se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga qeverisja e organizatës së VV-së, nuk është e aftë që të nis…
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Gjilan, 17 shtator 2024 – Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Rr. “Ali Hadri” Rr. “Ramadan Salihu” Rr. “Esat Berisha” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
Për nderë të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të ZOK-it, janë bërë sot homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan. Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politik, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Kryetari Alban Hyseni, tha se: një dëshmor është simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit. “Dëshmorët janë…
“Së bashku me kolegët e mijë sot kemi bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në përvjetorin e rivarrimit dhe bashkimit të tyre në kodrën e cila pasqyron lavdinë tonë kombëtare”, ka thënë kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica. Sipas tij, të rënët në altarin e lirisë janë të vetmit që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut. “Ata janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, në vendin dhe shtetin tonë me shumë mundësi e pa pengesa. Dikur nuk kishim asgjë, e sot kemi gjithçka” ka theksuar Gagica./GJILANI INFO/
Fondacionit Ramë Lahaj “Opera në Rrota” edhe në Gjilan 18 Shtator – Gjilan Ora 20:00 Parku Urban (ish-posta e vogël) Projekti i Fondacionit Ramë Lahaj “Opera në Rrota” i realizuar në partneritet me Operan e Kosovës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Shqipëri, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit Tiranë dhe sponzorin tonë gjeneral Banka Ekonomike dhe Siguria sjellin projektin për fëmijë në 6 komuna të Kosovës. Na bashkohuni: 15 Shtator – Istog 16 Shtator – Pejë 17 Shtator – Gjakovë 18 Shtator – Gjilan 19 Shtator – Mitrovicë 20 Shtator – Prishtinë Le të fillojë numërimi mbrapsht! Mos e humbisni…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa…

