Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka thënë se në ambientet e Shtëpisë së Kulturës është mbajtur ekspozita personale e artistes së mirënjohur Arbenita Kerqeli.
Drejtori Hyseni theksoi se ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës.
“U mbajt ekspozita “Origjina”
Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës u mbajt ekspozita personale e artistes së mirënjohur Arbenita Kerqeli. Në këtë mbrëmje kulturore, patëm mundësinë ta shohim nga afër stilin unik e të veçantë të pikturave të artistes në fjalë. Ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor.
Falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen”, ka thënë ai./GJILANI INFO/