Author: admin

Me Halil Kastrati, Ministrin Elbert Krasniqi dhe deputeten Fitore Pacolli, sot kemi vënë gurëthemelin e kuzhinës popullore, ka njoftuar kryetari I komunës së Kamenicës, Kardi Rahimaj. Sipas tij, kjo kuzhinë në vlerë prej 503,518 eurosh do të shërbejë më shumë se 2500 shujta në ditë për nxënësit dhe rastet sociale. Projekti që po realizohet bashkë me Shoqatën Jetimat e Ballkanit është edhe një tjetër premtim I përmbushur, ka theksuar I pari I kësaj komune./GJILANI INFO/

Read More

Sot në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ Sahit Baftiu’’, Gjilan, është mbajtur një takim përshëndetës me rastin e pensionimit të profesorit Hajrush Zeqiri. Drejtori i shkollës zotëri Xhelal Jetishi , në emër të mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit teknik të shkollës , e falënderoi profesorin Hajrush Zeqiri për kontributin e tij të dhënë, në edukimin e shumë brezave. Ai po ashtu i uroi pensionimin si mësimdhënës duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe gëzime të shumta./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se, në prag të seancës së Kuvendit Komunal, si reagim e përgjigje në situatën e krijuar, shprehin, për të disatën herë me radhë, vullnetin e gatishmërinë për tejkalimin e situatës së prodhuar. “Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni. Sipas tij, “bllokada e sajuar artificialisht, skenarët e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Universitetin Jana Długosza w Częstochowie të Polonisë. Marrëveshjet u nënshkruan nga Prof. Dr hab. Janusz Kapuśniak rektor i Universitetit Jana Długosza w Częstochowie si dhe Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Poloni. Njëra nga marrëveshjet përfshin bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy universiteteve, ndërsa tjetra mbulon programin e mobilitetit Erasmus+ KA171. Gjatë qëndrimit në Universitetin Jana Długosza w Częstochowie, u diskutua për…

Read More

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit ka thënë se ky subjekt politik kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, sipas tij, duke e vlerësuar gjendjen e jashtëzakonshme në aspektin buxhetor të komunës së Gjilanit dhe dështimet e jashtëzakonshme në realizimin e 58 milion euro buxhet për investime në projektet kapitale të planifikuara nga viti kaluar dhe gjatë këtij viti. “Ne i ftojmë të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal LDK, LVV, AAK, Vatra, AKR, KDTP etj, që të jenë pjesë e mbështetjes dhe kërkesës tonë, që kjo seancë të mbahet në ditët në vijim, me këtë…

Read More

“Vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit në Viti, ku ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit. Vetëm gjatë ditës së parë të inspektimit janë identifikuar 10 raste të keqpërdorimit apo vjedhjes së shërbimeve të ujësjellësit në qytetin e Vitisë me rrethinë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Hidromorava”. Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si lidhjet e paautorizuara do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane…

Read More

Në vazhdën e vizitave në teren, drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabani, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot kanë vizituar dy pemishte në fshatin Kravaric tek fermerët Agim Isufi dhe Enver Isufi. Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se problemet me të cilat ballafaqohen fermerët janë të natyrave të ndryshme, duke u nisur nga pajisjet teknike, depot e ruajtjes, problemet e shitjes, fuqia punëtore etj. Ai tregoi se gjatë qëndrimit në pemishte të dy fermerëve Agimi me 58 ha dhe Enveri me 35 ha me mollë, dardhë, kumbull,…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie pranë Drejtorisë së Arsimit në Gjilan. Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtur konferencë për medie sot pranë Drejtorisë së Arsimit në Gjilan. Ajo ka ngritur edhe njëherë shqetësimin qytetar në lidhje me konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit. “Është e papranueshme që administratori i Komunës, së bashku me vartësit e tij, të favorizojnë vetëm kunata e balldëska në konkurs, e në këtë mënyrë të shuajnë shpresat e të rinjve e të rejave për punësime meritokoratike”,- tha deputetja Bunjaku- Rexhepi. “Ky…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme  Rr. “Nazmi Hoxha” Rr. “Mulla Idrizi” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813

Read More

Një grua ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Sipas saj, djali ka probleme shëndetësore psiqike. “Me 24.09.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Read More