- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Sot në Viti, u mbajt një debati publik mbi draft kodin e etikës për zyrtarët e komunës së Vitisë, një dokument kyç që përcakton standardet e sjelljes dhe përgjegjësive etike për ata që ushtrojnë funksione publike në administratën komunale. Zyrtarja komunale, Ibadete Hyseni, e cila bëri prezantimin e këtij draft dokumenti, theksoi rëndësinë e këtij kodi për promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën komunale. Ajo shpjegoi se Kodi i Etikës është i bazuar në Ligjin e Zyrtarëve Publik dhe legjislacionin që rregullon etikën në punë. “Ky kod është një dokument i rëndësishëm që synon të forcojë besimin e…
Shuk Orani Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Kosova hyri në një fazë të re të zhvillimit social dhe ekonomik, por njëkohësisht përjetoi një ringjallje të jashtëzakonshme në fushën e artit dhe kulturës. Ky proces i rigjallërimit ka luajtur një rol kyç në riformësimin e identitetit kombëtar të vendit dhe në përfshirjen e tij në skenën ndërkombëtare. Në dekadat e fundit, artistët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme për të përfshirë temat e dhimbjes, rezistencës dhe shpresës, duke i transformuar ato në forma unike të shprehjes artistike. Një shembull kyç i këtij zhvillimi është (ri)hapja e institucioneve të…
Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani, ka thënë se kombëtarja e Kosovës është fokusuar në pikat që besohet se janë të dobëta për Lituaninë. “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. “Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv, ta nisim mirë në ndeshjen e parë dhe më pas të synojmë fitore të reja në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë dhe kemi punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se mund ta dënojmë. Besoj që jemi në rrugën e duhur dhe presim ndeshjen…
Nga: Ilir Muharremi Han Kang, një shkrimtare koreane e njohur për stilin e saj introspektiv dhe të fuqishëm, është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi 2024 për qasjen e saj unike ndaj temave të identitetit, dhunës dhe njerëzores. Vepra e saj më e njohur, “Vegjetariania”, që fitoi Çmimin Ndërkombëtar Booker, është një eksplorim ekzistencial i të drejtës për të kontrolluar trupin dhe mendjen në një shoqëri që shpesh i kufizon këto të drejta.Stili i Han Kang karakterizohet nga një qasje poetike dhe shpirtërore, me një ton minimalist që krijon tension të brendshëm. Ajo përdor elemente të dhunës, ndonjëherë brutale, për…
Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim. Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë. Kosovarët e punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit marrin pagën më të lartë, njëjtë si edhe në Kosovë. Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, ku krahasohen pagat në Kosovë dhe Gjermani, nëpër sektorë të caktuar. Paga…
Ndërtimi i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy javë pas nisjes së punimeve. Kjo rrugë e përfolur për rreth 15 vjet, tashmë u bë realitet. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet. Ai tha se: pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit. “2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre. Sipas njoftimit, dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. “Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në njoftimin e Doganës. Postimi i plotë: Prishtinë më 10 Tetor 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës…
Arrestohet një person në Viti, dyshohet se ka tentuar për ti paisur me viza 58 persona kundërligjshëm
Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka tentuar në në mënyrë të paligjshme t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Policia njofton se gjatë kontrollit, te i dyshuari ka sekuestruar disa prova materiale, transmeton Telegrafi. “Viti 29.07.2024 – 13:05. Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-22 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.
”Sipas raportit financiar janar-shtator 2024, në buxhetin komunal të Gjilanit, janë mbi 2.2 milionë euro të hyra më pak se sa për periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Prej 5,377,762.18 euro në vitin 2023, në 3,133,068.22 euro në 2024”, thuhet në reagimin e PDK-së, Dega në Gjilan. Rënie drastike ka te inkasimi i tatimit në pronë, ku prej 2.7 milionë euro në 2023, ka rënë në 1.3 milionë në 2024, pra mbi 52% ka inkasim më pak. Prej 2,687,146.71 euro në 2023, në 1,293,001.56 në vitin 2024. Njësoj është edhe nga të hyrat prej lejeve ndërtimore, sepse kur krahasohet…

