- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
UNICEF-i në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe partnerin Fondacionin IPKO, të cilët mbështesin Qendrën Inovative në Gjilan, përmbyllën dy projekte të të rinjve dhe lansuan punëtorinë Podium me rreth 50 të rinj në dy shkolla të Komunës së Gjilanit. Në shkollën SHFMU “Nazmi Hoxha” u mbajt ceremonia e lansimit të Klasës Burimore, projekt i dizajnuar dhe implementuar nga nxënësit e shkollës, pjesëmarrës në punëtorinë UPSHIFT. Po ashtu u hap punëtoria Podium në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, me rreth 50 të rinjë. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, falënderoi donatorët në emër të kryetarit Alban Hyseni. Ajo tha…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun, janë takuar me mësimdhënësit e edukatês fizike. Në takim është biseduar lidhur me edukimin sportiv dhe të shëndetit në shkolla. I pari i Gjilanit, tha se së bashku me drejtorin e DKA-së, Shpend Nuhiun, takuan mësimdhënësit e edukimit fizik të angazhuar në shkollat tona. “Një nismë e re, një projekt i ri për edukimin sportiv dhe të shëndetit po i vjen qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
Elena është emëruar si trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, në Celtic Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha, shkruan albinfo.ch. Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të dalin sportistë a sportiste, studiues a studiuese, artistë a artiste, e madje edhe shkencëtarë a shkencëtare kulminante, kohët e fundit këtë primat e kanë marrë edhe vajzat shqiptare nëpër botë. Kësaj radhe bëhet fjalë për Elena Sadikun, e cila…
Basha në Beograd ka kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u zhvillua në Beograd, foli edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai tha se nuk mund të përdoret standart i dyfishtë nga Beogradi i cili kërkon të drejtat e pakicës serbe në Kosovë dhe nuk respekton të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi. Kreu i demokratëve euroatlantikë adresoi disa shqetësime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, siç janë pasivizimi i adresave, mos lejimi i teksteve shkollore dhe simboleve kombëtare, mos integrimi i shqiptarëve në administratën…
Mot me më shumë diell pritet të ketë gjatë kësaj fundjave në vend, derisa temperaturat do të zbresin rreth vlerave mesatare. Vransirat që dominojnë vendin orëve të mëngjesit, deri nga mesdita fillojnë të shpërndahen, e më pas do të ketë intervale më të gjata me diell. Orëve të mbrëmjes kalojnë vransira, por pa kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 13C, e ato maksimale shkojnë deri në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 4-9m/s.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’, ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, ‘’Tregtia e ndaluar’’ dhe ’’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’, një (1) kërkesë…
Studentët e PH Zug vizitojnë shkollat fillore dhe monumentet historike gjatë vizitës në Kosovë
Në kuadër të vizitës së tyre studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, studentët e PH Zug nga Zvicra realizuan disa vizita edukative dhe kulturore në shkolla fillore dhe monumente historike të Kosovës. Aktivitetet u zhvilluan me qëllim që të njihen studentët me sistemin arsimor të vendit dhe trashëgiminë e tij kulturore. Studentët vizituan shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ku u pritën nga drejtori i shkollës dhe më pas u ndanë në grupe për të marrë pjesë në orët e mësimit, duke pasur mundësinë të shohin nga afër procesin mësimor në Kosovë. Aktivitete të ngjashme u realizuan edhe shkollën…
Universiteti “Kadri Zeka” dhe Shkolla “Hello” diskutojnë bashkëpunimin dhe mundësinë e praktikës për studentët
Në kuadër të përpjekjeve për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale, Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Shkolla “Hello Academy of Education” zhvilluan një takim të rëndësishëm me fokus krijimin e mundësive për studentët e UKZ-së. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me u.d. udhëheqësen e Divizionit për Projekte dhe Mobilitet, Egzona Rexhepi, pritën në takim drejtuesit e Shkollës “Hello”, Znj. Hysnije Ismaili dhe Z. Florian Kurteshi. Ky takim kishte për qëllim diskutimin për krijimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që do të përfitonin studentët e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së, me…
Limoni është një nga llojet më të dobishme të frutave që mund ta përdorni në mënyra të ndryshme: nga shtimi i tij në çaj gjatë stinës së ftohtë, deri te ëmbëlsirat e shijshme dhe si shtesë në vaktet. Ngrënia e limonëve është shumë e dobishme për shëndetin, dhe këto janë disa nga përfitimet më të zakonshme për të gjithë trupin që lidhen me shtimin e përditshëm të limonit në dietë. Janë të pasur me vitaminë C: Limonët dihet se përmbajnë vitaminë C, një vitaminë e dobishme që forcon sistemin imunitar, ndihmon trupin të luftojë ftohjet dhe përmirëson shëndetin e…
Çeki – Shqipëria është një nga përballjet më të rëndësishme në Nations League që do të luhet mbrëmjen e sotme. Në “Epet Arena” në orën 20:45 do të përplasin “brirët” për 3 pikët e raundit të 3-të të Nations League. Një takim shumë i luftuar mes dy ekipeve që kanë të njëjtën kuotë pikësh në klasifikim në grupin B1 dhe synojnë fitoren për të mbajtur hapin e kreut. Edhe historia e peërballjeve në të kaluarën nëpërmjet dy skuadarve ka treguar se spaktakli nuk do të mungojë. Kështu në 3 përballjet direkte mes tyre, kuqezinjtë ia kanë dalë të sigurojnë…

