Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka mirëpritur delegacionin e Kolegjit Universitar Qiriazi
Lajme Lokale

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka mirëpritur delegacionin e Kolegjit Universitar Qiriazi

adminBy adminNovember 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” priti një delegacion nga Kolegji Universitar Qiriazi nga Tirana, me qëllim për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar.

Në takim morën pjesë Rektori i UKZ, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti, si dhe u. d. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim, të cilët zhvilluan bisedime me përfaqësuesit e Kolegjit Universitar Qiriazi, që ishte në përbërje të Rektorit Prof. Dr. Gjokë Uldedaj dhe përfaqësueset e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Anxhela Uldedaj dhe Dr. Eda Cauli.

Gjatë takimit, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, falënderoi delegacionin për vizitën, derisa i ka informuar për programet studimore që ofron universiteti, për planin strategjik dhe për arritjet në fushën e projekteve ndërkombëtare.

Ai theksoi se Universiteti “Kadri Zeka” mbetet i angazhuar për të ofruar mundësi të reja për shkëmbim akademik, përfshirë shkëmbimin e stafit dhe studentëve, si dhe krijimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta.

Nga ana e tij, Rektori i Kolegjit Universitar Qiriazi, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, prezantoi institucionin që drejton, duke ndarë informacione mbi programet studimore, nismat e bashkëpunimit dhe përpjekjet për ndërkombëtarizim.

Drejtuesit e të dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në fushën e projekteve ndërkombëtare. Kjo, sipas tyre, përbën një pikë të fortë për UKZ, e cila tashmë është partnere në disa projekte të reja ndërkombëtare.

Delegacioni nga Kolegji Universitar Qiriazi pati gjithashtu mundësinë të vizitojë hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku u njohën nga afër me zhvillimin e procesit mësimor dhe infrastrukturën e ofruar për studentët dhe stafin akademik.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe për të krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin në të dy institucionet. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.