Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.
Kjo Prokurori, ka ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’./GJILANI INFO/


