Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët,drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal për vitin 2024,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit nr.32875, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për menazhimin qarkor të mbeturinave organike,
4. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit nr.31465, për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër,
5. Propozim vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm public të pronave të paluajtshme, të cilat janë nën menaxhim të AKP-së, P.Sh Ekonomia ePyjeve, P.Sh Koperativa Bujqësore ‘Vllaznim Bashkimi’, P.Sh Ujrat,
6. Propozim vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës në pronat shoqërore të Komunës së Kamenicës,
7. Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik,
8. Propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien ën shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës përmes ankandit publik,
9. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, në rend ditë hyri edhe një pikë e cila mbeti për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme:
10. Kërkesë nga Sindikata e Administratës së Përgjithshme.
Më pas pikate tjera u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash./GJILANI INFO/



