- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Vizitohen punimet në realizimin e projektit për ujëra atmosferike dhe ujëra të zeza nga kryetari Rahimaj
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorët Zotrim Kastrati e Blerim Morina kanë viztituar punimet në realizimin e projektit për ujëra atmosferike dhe ujëra të zeza. Kryetari Rahimaj ka thënë se vlera e këtij projekti është 138,687.42 Euro. I pari i komunës theksoi se në vitin e ardhshëm do të trajtohen ujërat atmosferike në lagjen “Çamëria” në Kamenicë dhe në lagjen “Canaj” në Koretin./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Komuna e Gjilanit me iniciativë të veçantë për festat e fund vitit -“Kënaqësi n’fundvit”
Për festat e fundvitit, Komuna e Gjilanit, po realizon një aktivitet të veçantë, me qëllim që festa të jetë sa më bukur. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se se Komuna e Gjilanit, ka kënaqësinë të njoftojë qytetarët se për këtë fundvit kanë ndërmarrë një iniciativë të veçantë për t’i dhënë qytetit tonë një atmosferë edhe më festive dhe më të bukur. I pari i Gjilanit, tha se si pjesë e traditës sonë të përbashkët të festimit të fundvitit, këtë vit po sjellim për ju aktivitetin “Kënaqësi n’fundvit”. “Me këtë organizim synojmë që festat e fundvitit të mbeten…
Sadete Tërnava Osmani Hakmarrja është një emocion i fuqishëm që shumë individë kanë vështirësi ta kontrollojnë. Ajo është një shtysë e brendshme personale, (ndonjehere familjare, grupore e edhe kulturore) për të kërkuar ndëshkim, shpesh si përgjigje ndaj një padrejtësie ose perceptim se është dëmtuar ose rrezikuar për diçka. Edhe pse kjo ndjenjë mund të duket e arsyetueshme për një moment të caktuar, hakmarrja është zakon i keq që ka pasoja të dëmshme, sidomos kur bëhet në mjediset profesionale dhe politike. Në këtë rrafsh, hakmarrja përveçse është qyqarllek i personit qe e bën atë, ajo i rrënon vlerat themelore të qeverisjes…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit D. T., për veprën penale vrasje nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me datë 16.12.2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan Komuna e Gjilanit, i akuzuari D. T., me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., në atë mënyrë që fillimisht i akuzuari përmes telefonit e thërret A. i cili me automjetin e markës Golf IV, vjen te rruga ku ishte duke e pritur i akuzuari, i cili hyp në karrigen e parë të automjetit dhe me automjet kishin lëvizur…
Njoftim për takim publik/ Kryetari Hyseni do ta prezantojë para qytetarëve raportin vjetor, më 20 dhjetor (14:00) Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të mbajë takim publik me qytetarët më 20 dhjetor, për ta prezantuar raportin vjetor janar – dhjetor 2024. Takimi publik do të mbahet në teatrin e qytetit, me fillim në orën 14:00. Jeni të mirëseardhur!
Lutfi Haziri ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Bunjaku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Isah Bunjaku
Në telegramin ngushëllues, thuhet me sa vijon: “E nderuara familje Bunjaku, Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, dhe njërit nga veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike te Kosovës, të bashkëqytetarit tonë Isah Bunjaku. Axha Isë, ishte burrë i fjalës dhe besës, dhe me shpirt, gjatë jetës së tij, u angazhua në vazhdimësi për të mirën e vendit. Ai ishte një qytetar, prind, familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata gë patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin që kemi…
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve). Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025. “Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpuntorë, kanë vizituar sot punimet që janë duke u realizuar në rregullimin e sheshit të qytetit. Më konkretisht, sot është duke u bërë asfaltimi i rrugës rreth parkut të qytetit dhe rruga përskaj Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, e cila bën lidhjen me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se ashtu siç kemi premtuar qyteti i Vitisë do të merr krejt pamje tjetër dhe se komuna e Vitisë vetëm viteve të fundit, ka ndërtuar dhe krijuar disa sheshe që do të jenë në shfrytëzim…
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhje tetë të rregullt. Fillimisht gjatë këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes këtij organi. Ai tha se të gjitha aktet e miratuar në mbledhjen e fundit janë vlerësuar si të ligjshme. Ndërkaq para fillimisht të shqyrtimit të pikave të parapara me rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kurse në emër të ekzekutivit i pranishëm…
Një tërmet me magnitudë 3.0 ka goditur sot rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:41. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 41 km në juglindje të Prishtinës dhe 9 km në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 9 kilometrash. Nuk raportohet për dëme materiale dhe nuk dihet nëse ky termet është ndjerë edhe në qytete tjera.

