Në gjithë teritorin e vendit, për periudhën kohore prej 24 orësh janë shënuar 98 aksidente trafiku. Prej tyre në 31 prej rasteve kishte lëndime dhe në 67 rastet tjera vetëm pasoja materiale, ka bërë me dije sot policia.
Nga ana tjetër, njoftohet se për të njejtën kohë janë shqiptuar 1 mijë e 373 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/