Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Fillon dezinsektimi hapësinor në Gjilan

June 15, 2025

Mbahet turne futbolli, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit

June 15, 2025

Zbulohet lapidari për dëshmorët Mehmetali dhe Shyqeri Ajvazi në fshatin Livoç i Epërm

June 15, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Fillon dezinsektimi hapësinor në Gjilan
  • Mbahet turne futbolli, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit
  • Zbulohet lapidari për dëshmorët Mehmetali dhe Shyqeri Ajvazi në fshatin Livoç i Epërm
  • Lutfi Haziri: 15 Qershori shënon kulmin e çlirimit tonë
  • Riad Rashiti: Përulemi me nderim dhe mirënjohje para veprës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë
  • Kryetari Hyseni: Nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë
  • Po shënohet 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit me aktivitete të shumta
  • Kryetari Hyseni: Rruga e re te Kodra e Dëshmorëve në Gjilan afër përfundimit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçe në klasë të parë
Lajme Qendrore

Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçe në klasë të parë

adminBy adminJanuary 3, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq i kishte një grua nga pjesa qendrore e Kosovës, kur nisi të shkollohej tre vjet më parë.

“Sikur të më thoshin para shumë vitesh se një ditë do të vija në shkollë, nuk do të besoja kurrë. Por, ja… mrekulli”, thotë Drita.

Sot 53 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Është institucioni i vetëm publik në kryeqytet që ofron mësim të tillë për të rritur – nga 18 deri mbi 50 vjeç.

Klasën e parë deri në të pestën, ata e përfundojnë për një vit shkollor, ndërsa vitet tjera zgjasin nga 18 javë.

Përgjatë kësaj periudhe, ata arrijnë njohuritë e filloristëve, që për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur t’i ndjekin si fëmijë.

Ëndrra e viteve ‘80

“Ne ishim shumë fëmijë në familje dhe prindërit nuk kishin mundësi ekonomike të na shkollonin të gjithëve”, thotë Drita për Radion Evropa e Lirë, e cila kërkon të mos identifikohet plotësisht.

Ëndrra për t’u shkolluar kujton se e ka përcjellë nga vitet ’80, kur shihte kushërirën e vet që shkollohej.

Tregon se vjershat dhe ndonjë shkronjë aty-këtu e ka mësuar prej saj. Por, thotë se kishte edhe një moment më të dashur për të: kur kushërira përgatiste çantën për orarin e ditës së nesërme.

“Çdo ditë shkoja tek ajo, vetëm ta shihja se si e ndan orarin… Shpesh i lutesha që ta bëja unë në vend të saj”, thotë Drita.

Ajo nuk dëshiron të flasë shumë për vitet pas, as për të bukurat dhe sfidat që i solli jeta. Por, thotë se me të dëgjuar për mundësinë e mësimit joformal, nuk u mendua shumë.

Një klasë me vetëm dy nxënës të rritur.

Krahas obligimeve familjare dhe punës si mirëmbajtëse, nisi të udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga qyteti ku jeton për të shkuar në shkollë në Prishtinë.

“Biologjia më pëlqen, matematika është më e vështirë. Boll zor të zgjidhësh detyra, por më ndihmojnë edhe arsimtarët”, thotë Drita.

Ëndrra e lënë në gjysmë

Një histori të ngjashme me të ndan edhe shoqja e grupit, Flora. Ajo u rikthye në shkollë para dy vjetësh, apo gati 20 vjet pasi që e braktisi pa dëshirën e saj.

“Unë i nisa mësimet në klasën e gjashtë, por nga fshati im nuk kishte asnjë vajzë dhe rruga deri në fshatin tjetër, ku ishte shkolla, ishte e gjatë… Prindërit shqetësoheshin për sigurinë time dhe më detyruan ta ndërpres shkollën”, kujton e mërzitur Flora, duke mos dashur as ajo të identifikohet plotësisht.

Sot 34 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në klasën e nëntë.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, tregon se pareshtur ka menduar sesi ta vazhdojë një ditë shkollimin.

Ajo thotë se ka ndjekur disa kurse rrobaqepësie dhe se është punësuar në një shtëpi dizajni në Prishtinë, porse kjo nuk e ka përmbushur kurrë.

“Vazhdimisht, më këdo që takohesha, shprehja interesim dhe dëshirë për të vazhduar shkollën… sepse për mua arsimimi nuk njeh moshë”, thotë Flora.

Një arsimtare në klasën ku mbanin mësim të rriturit.

Dhe, në vitin 2022 iu bashkua grupit të të rriturve në shkollën “Emin Duraku” që kishin fate të ngjashme me të.

“Më kishte marri malli për bankat, shumë nostalgji, shumë emocione”, shprehet 34-vjeçarja.

Nxënëset e rritura thonë se e çojnë mirë me njëra-tjetrën dhe, përveçse mësojnë bashkë, gjejnë edhe kohë për argëtim.

Ndryshe nga Drita, Flora e pëlqen lëndën e matematikës dhe atë të teknologjisë informative.

Thotë se mësimi në këtë moshë është më sfidues, porse nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me shkollën fillore. Ajo do të ndjekë edhe shkollën e mesme dhe universitetin, që një ditë të bëhet programere.

“Në këtë mënyrë do ta përmbush ëndrrën e lënë në gjysmë”, thotë Flora.

Më shumë gra se burra në shkollim joformal

Drejtori i shkollës së saj, Visar Osmani, mburret me mundësinë që u jep ky institucion të rriturve.

Ai thotë se shkolla “Emin Duraku” për rreth dy dekada ofron mësim joformal dhe se numri i kandidatëve është në rritje – në tre vjetët e fundit rreth 30, për dallim nga vitet e mëparshme kur ishte për gjysmë më i vogël.

“Gratë përbëjnë shumicën e pjesëmarrësve çdo vit”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, për shumë nga kandidatët kanë qenë vështirësitë ekonomike që ua kanë pamundësuar shkollimin në kohë.

Mësimi joformal për të rritur ofrohet falas në Kosovë, njësoj sikurse edhe edukimi formal, dhe organizohet nga viti 2005, thonë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Përgjatë viteve, disa mijëra kandidatë kanë arritur të aftësohen.

Afërdita Jaha, zyrtare për arsimin joformal dhe arsimin për të rritur në këtë ministri, thotë se ky proces aktualisht zhvillohet në pesë komuna të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Gjilan dhe Pejë.

Sipas saj, janë rreth 70 kandidatë që këtë vit ndjekin mësimin joformal në këto komuna.

Secili prej tyre, në fund të klasës së nëntë pajiset me certifikatë të shkollës fillore.

Jaha thotë se zhvillimi i këtij procesi varet edhe nga kërkesat e qytetarëve, por edhe nga mundësitë buxhetore të komunave, pasi mësimdhënësit, përveç pagës bazë, marrin edhe honorarë shtesë për angazhim në mësimin joformal.

“Mësimi joformal synon të ofrojë një mundësi të dytë për ata që nuk e kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm, duke mundësuar integrim arsimor dhe profesional”, thotë Jaha për Radion Evropa e Lirë.

Me ligjin në Kosovë, përfundimi i shkollës fillore është i obligueshëm, por për shkak të rrethanave të ndryshme shoqërore dhe politike – sidomos para luftës së viteve 1998/99 – shumë qytetarë nuk e përfunduan atë.

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2024 tregoi se shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka rënë në 2.27 për qind nga 3.38 për qind sa ka qenë në regjistrimin e vitit 2011.

Llogaritur ndryshe, mbi 36 mijë qytetarë në Kosovën me 1.5 milion banorë janë analfabetë.

Shumica prej tyre, sipas raportit të ASK-së, janë “të moshuar”, por aty nuk specifikohet mosha.

“Vetëm sikur të isha pak më e re, do ta vazhdoja me dëshirë edhe arsimin e lartë për edukatore, por mosha, mosha…”, përfundon Drita.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

May 30, 2025

Moti sot kryesisht i vranët

May 25, 2025

OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi

May 24, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Fillon dezinsektimi hapësinor në Gjilan

By adminJune 15, 2025

Ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit, e cila do…

Mbahet turne futbolli, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit

June 15, 2025

Zbulohet lapidari për dëshmorët Mehmetali dhe Shyqeri Ajvazi në fshatin Livoç i Epërm

June 15, 2025

Lutfi Haziri: 15 Qershori shënon kulmin e çlirimit tonë

June 15, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Fillon dezinsektimi hapësinor në Gjilan

June 15, 2025

Mbahet turne futbolli, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit

June 15, 2025

Zbulohet lapidari për dëshmorët Mehmetali dhe Shyqeri Ajvazi në fshatin Livoç i Epërm

June 15, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.