“Vitin e nisim me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve tanë, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas tij, në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.
“Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, theksoi ai.
Kryetari Hyseni thotë se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik./GJILANI INFO/



