Author: admin

Policia ka arrestuar një person në Artanë, pasi që në shtëpinë e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar substancën narkotike të llojit marihuana me peshë rretj 3.19 gramësh, bastisja kjo që është bërë me udhër kontrolli. Pas arrestimit  dhe intervistimit personi i  dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Është raportuar rasti i zhdukjes së një personi në Gjilan , pasditën e ditës së djeshme, bëri me dije sot policia. Sipas policisë, fjala është për një person që i përket gjinisë mashkullore, i cili ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore, thuhet në polici./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, së bashku me zyrtaren nga kjo drejtori Valdete Sopi, dhe Infermieren Sherife Berisha, kanë vizituar Shoqatën e Grave në Përkrahje të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Renesansa. Drejtoresha Leka ka thënë se gjatë këtij takimi me drejtuesen e kësaj shoqate zonjën Violeta Pirana është diskutuar mundësia e mbështetjes për gratë dhe vajzat nga Komuna e Kamenicës, të cilat do të mund të përfitojnë shërbime falas si proteza, brusa, edukim, mbështetje psikologjike, fizioterapi, paruke dhe shumë të tjera. “Komuna do të mbulojë shpenzimet e antarësimit në këtë shoqatë, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë përuruar projektin e sallës së sportit në Koretin, projekt ky në velerë mbi 1 milionë Euro. Kryetari Rahimaj poashtu nga ky përurim së bashku me ministren Nagavci kanë vënë gur-themelin e sallës së sportit në Kamenicë, që do të shërbejë për kampusin e shkollave të mesme. “Të dyja këto projekte garantojnë terren më të mirë sportiv, hapësirë të përshtatshme për rekreacion , mbështetje për ata që duan sportin e potencial për zhvillimin e talentëve të rinj. Vazhdojmë me projekte të tjera në fushën e…

Read More

Për vite të tëra Palestra e Sporteve në Gjilan, ishte në gjendje të mjerueshme, por tash kanë nisur investimet në vlerë prej 2.7 milionë eurove për renovimin tërësishëm të sallës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se pas shumë vitesh pritje, Palestra e Sportit, po rilindë. Një projekt që shpejt bëhet realitet për qytetin tonë dhe për sportistët që na frymëzojnë çdo ditë. “Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, palestra do të marrë një pamje krejt të re, moderne e dinjitoze, siç i ka hije. Për kampionët tanë, për krenarinë tonë të përbashkët, për Lojërat Mesdhetare 2030,…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht i vranët. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Read More

Programi i Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2025”, 22 – 28 janar 2025 Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe janë me bileta, ndërsa çmimi i biletave është 2 euro dhe 1 euro (për studentë, pensionistë dhe kategori tjera sociale) Festivali organizohet nga OJQ “Varg e Vi” dhe vjen në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, përkrahur nga Komuna e Gjilanit. /GJILANI INFO/

Read More

Në mbrëmjen e tretë të “Fest Film“, i cili po zhvillohet në kuadër të „Flakës së Janarit 2025“ është shfaqur filmi “Galaktika e Andromedës”, i regjisores More Raça. Në film luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Don Raça dhe Elda Jashari. Filmi trajton fatin e një babi kosovarë në periudhën e pasluftës, i cili është i papunë dhe në kërkim të çfarëdo pune dhe që jeton i vetëm me vajzën e tij, duke mos pasur as shtëpi, por me ëndrra për një të ardhme më të mirë. Një takim i rastësishëm me një grua, e cila bënë jetën e…

Read More

MALISHEVA PËR VETËVENDOSJE! Mbeshtetës të shumtë, nga çdo cep i Malishevës bëhen bashkë me 500 mijë të tjerë gjithandej Kosovës, për fitoren e numrit 118 më 9 shkurt. Kandidatët për deputetë: Luan Aliu, Liza Gashi, Ismajl Kurteshi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Arijeta Rexhepi folën për arritjet në fushën e sigurisë, energjisë, bujqësisë dhe mirëqenies sociale. Malisheva frymon VETËVENDOSJE! për Albin Kurtin Kryeministër të Republikës, progresin në vend dhe drejtimin e duhur, kah e mira e kah e mbara.

Read More