- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 694 gjoba trafiku. Përgjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 46 aksidente trafiku me dëme materiale, si dhe me të lënduar 25. Po ashtu, në po të njejtën periudhë, 17 persona janë arrestuar, 16 persona në mbajtje, si dhe një person në vuajtje të dënimit.
Kamenica në rrugën për certifikim si Komuna më e përshtatshme për biznes (Business Friendly Certificate)
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, ka njoftuar se Komuna e Kamenicës është komuna e parë nga të gjitha Komunat e Kosovës që ka përmbushur rreth 80% të dokumentacionit të kërkuar për certifikimin si “Komuna më e Përshtatshme për Biznes”, duke bërë një hap të madh drejt marrjes së Certifikatës BFC (Business Friendly Certificate). Sipas drejtoreshës Leka ky projekt i rëndësishëm është pjesë e një gare për të certifikuar komunat që ofrojnë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e biznesit dhe se për këtë, është e nevojshme të plotësohen deri në 10 kritere eliminuese, si dhe nënkriteret që…
Në mbrëmjen e tretë të “Film Flaka“, që u mbajt si aktivitet përcjellës i „Flakës së Janarit 2025“ është dhënë premierë edhe filmi dokumentar „ Mbretëresha Teutë“, sipas idesë dhe regjisë së regjisorit Esat Brajshjori. Ky dokumentar, i cili përafërsisht zgjatë 20 minuta bënë fjalë për mbretëreshën ilire Teuta, e cila mbretëroi gjatë viteve 230-227 para erës sonë. Regjisori Brajshori, gjatë bërjes së këtij filmi dokumentar është bazuar në historinë e lashtë të ilirëve, me theks të veçantë për jetën e veprën e mbretëreshës Teuta dhe luftërat e saja për mbajtjen gjallë të vendit të cilin ajo e drejtonte.…
Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Kamenicës mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij. Takimin e hapi koordinatorja e NJKDNJ-së, znj. Nazmije…
Ka nisur rrënimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, për tu ndërtuar godina e re, ku dhe është vënë gurthemeli. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga renderat në prezantim, nga prezantimi në punim dhe nga punimi shumë shpejt në përfundim. “Kemi nisur punimet për projektin e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, një investim prej 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët tanë”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit tha se zotimet po bëhen realitet. Nga 7 projektet e prezantuara, 4 tashmë janë…
“Përkundër që Komuna e Gjilanit i privoi qytetarët që ta nderojnë figurën e Presidentit Rugova duke e hequr nga kalendari i “Flakës së Janarit” Akademinë Përkujtimore, në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim, sot bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët, bëmë homazhe te varri i tij, vizituam familjen Rugova, promovuam librin “Rugova prijësi intelektual”, ndërkaq do të mbahet edhe koncert homazh nga maestro Zhani Ciko, në Viti”, ka thënë nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri. Ai tha se Ibrahim Rugova, si lideri më i madh i shqiptarëve, shkaktoi procese e realizoi ëndrra. “Pasuria më e madhe që…
Administrata e VV-së bashkë me bedelët e nivelit qendror, e hoqën Akademinë për Rugovën nga kalendari i “Flakës”!
“Në Gjilan, në sallën e teatrit, të gjithë janë bërë bashkë, intelektualë, qytetarë e veprimtarë, njerëz të letrave e librave, të dijes e politikës, për të nderuar veprën e njeriut që shkaktoi procese dhe realizoi ëndrra. Edhe këtë vit, ne morëm konfirmimin zyrtar që, në kuadër të Flakës së Janarit, LDK do të organizojë Akademinë përkujtimore”. “Befas, 3 ditë më vonë, na vjen një shkresë nga Komuna e Gjilanit, e cila zhvendos në mënyrë tinëzare këtë Akademi, nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz. Edhe më keq, sot në ora 11:00, sipas kalendarit, teatri i…
Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në histori. Futbollisti i lindur dhe i rritur në Zvicër e kishte një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa viti 2024 pa dyshim ishte më i miri për të. Ai e fitoi titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin në Bundesligë, i pari ndonjëherë për “Farmaceutikët”, me të cilët e fitoi më pas edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shkoi deri në finale të Ligës së Evropës. Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë…
Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja në nderim të të rënëve për liri. ku shoqata “SH.B.A Gjilani”, e organizon këtë ecje tradicionale tash e shtatë vite. Në këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave të heronjve, duke u dhenë mundësinë brezave të rinj të kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare, pjesëmarrës ishin nga të gjitha trojet shqiptare, derisa vlerësohet edhe pjesëmarrja e bjeshkatarëve të klubeve si: SHBA Gjilani, Klubi Alpin “Dardanët”, Klubi Alpin “Gjilani”, SHBA Vjosa, SHBA Guri i Shenjtë,…
Avdush Canaj Po mendoj diçka… diçka të bukur. Të stis një vjershë për guguçet me buzëqeshje të faqeve; me qiellin e syve; me harenë e flokëve; me fëshfërimën e fustaneve; me parfumin këmishëve. Kënga e takeve do të hyjë vetë në refren. * Po mendoj, presjet të jenë me petale, pikat me yje pa asnjë pikëpyetje të përkulur. * Kur ta lexojnë guguçet e klasës, po mendoj, do t’më puthin me rend, edhe Lura, që dje ma bëri dysh pse thashë Yllka është nimfë e liqenit. * Diçka të bukur po mendoj të bukur diçka si ëndrra e mirë.

