- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 13 – 19 janar 2025, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetetri (63) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave, tetëmbëdhjetë (18) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë, pesë (5) persona të ndaluar, tri (3) kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, ndaj tre (3)…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën ‘’Grabitja’’. /GJILANI INFO/
Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar meshkuj kosovar E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje. Rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit pas…
Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Advocacy Training and Resource Center – ATRC, ka organizuar takim me gratë fermere me temën “Qasja e grave fermere në të drejtat pronësore, pronën bashkëshortore dhe të drejtat mbi tokën bujqësore”. Pas takimit, grave iu ofrua asistencë këshillimore për të adresuar çështjet pronësore. Për shkak të procedurave të gjata dhe kostove të larta që shpesh i pengojnë gratë të ndjekin rrugët ligjore për bartjen e pronave, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për gratë që të zgjidhin çështjet e tyre pronësore pa asnjë kosto, duke ofruar mbështetje konkrete…
Rektori Dërmaku theksoi se ndërtimi i kampusit është një nevojë urgjente, pasi universiteti përballet me mungesë të hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe kërkimore. Ai shpjegoi se, ka vullnet nga të gjitha palët për të realizuar këtë projekt madhor, i cili do të kontribuonte në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të universitetit. “Ndërtimi i kampusit universitar është një projekt jetik për Universitetin e Gjilanit. Ne kemi një nevojë të madhe për hapësira të reja që mundësojnë zhvillimin e një ambienti më të mirë për studentët dhe stafin. Kjo është një mundësi që do të kontribuonte…
ZHEGRA HAPI ZYRËN PËR FUSHATËN CEP MË CEP Në Zhegër, aktivistët e pikës tonë hapën sot zyrën, ashtu siç e kishin hapur zemrën 19 vjet më parë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mobilizimin e 9 shkurtit dhe për organizimin e strukturave, anëtarësisë dhe mbështetësve të Lëvizjes, Zhegra është gjithmonë në ballë sa herë që e kërkon vendi. Të pranishën ishin Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zv. Ministri i Arsimit, Arsim Ademi dhe kandidatët për deputetë. Cep më cep për Republikën tonë të dashur, numrin e vërtetë 118 dhe Albin Kurtin Kryeministër edhe në Karadakun e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit. Nga…
Lutfi Haziri: Rruga e Ferizajt masivisht i pergjigjet thirrjes për ndryshim. Kështu bashkë, me 9 shkurt, do ta bëjmë rikthimin e madh të LDK-së. Siç e dini, tash e 4 vjet as s’ka ardhur program në Gjilan e as nuk do të ketë, sepse qeveria qendrore e ka përjashtuar komunën tonë nga kujdesi në investime. Qysh i kemi lënë, ashtu kanë mbetur projektet. Asnjë guri s’kanë lëviz. E dhimbshme dhe e patolerueshme. Zotohemi se bashkë me kolegët e mi nga lista e LDK-se, Gjilanit e Anamoraves do t’ia kthejmë kujdesin ne investime. Do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore! Ju…
VOTA E PARË ËSHTË VOTË E ZEMRËS Të rinjtë dhe studentët u takuan me kandidatët dhe bashkëbiseduan për përkrahjen e qeverisë për ta dhe vazhdimësinë e mbështetjes institucionale. Universiteti pa pagesë, bursa për studentë, mësimi dual e Superpuna janë vetëm disa nga mundësitë që ka krijuar qeveria për ta. Cep më cep vendit, krah 500 mijë zemrave, janë edhe studentët dhe të rinjtë që do të votojnë për herë të parë. Numri është 118. Data është 9 shkurti, e dita e diel.
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Raiffeisen dhe Raiffeisen Tech Kosova. Ky partneritet ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes arsimit të lartë dhe industrisë bankare dhe do të ofrojë mundësi për zhvillimin e trajnimeve, seminareve dhe mundësive për praktika për studentët e Universitetit të Gjilanit. Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes tjetër me Raiffeisen Tech Kosova ka për qëllim avancimin e aftësive profesionale të studentëve dhe ofrimin e mundësive të karrierës për të rinjtë kosovarë, duke i kyçur ata në projekte të ndryshme zhvillimore nga të…
Haziri: Jemi të nderuar me mbështetjen e Lëvizjes Vatra, përkatësisht vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës
Lutfi Haziri: Jemi të nderuar me mbështetjen e Lëvizjes Vatra, përkatësisht vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës. Problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë, do të trajtohen sipas Rezolutës Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitit 2013, të cilën jam krenar që e kam sponzorizuar si deputet I asaj legjislature. Ju faleminderit kryetarit të Vatrës, Kushtrim Kadriut, ish-deputetit Fatmir Hasani dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës për mbështetjen ndaj listës së LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

