I njejti, gjatë ikjes, disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore patën pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë e tyre.
Personi që kishte shkaktuar rrezik të përgjithshëm në rrugën e Kumanëvës në Gjilan, më 29 janar të këtij viti, duke mos u ndaluar në pikën e kontrollit të policisë, përkatësisht ikjes së tij nga vendi i ngjarjes me automjet është arrestuar, njofton policia.
Sipas policisë, personi i dyshuar gjatë ikjes, disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore patën pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë e tyre.
“Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontrollë”, pohon policia.
Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet për rastin./GJILANI INFO/


