Author: admin

Procesi i dëgjimeve publike në kuadër të Rindërtimit Kadastral është përmbyllur sot me takimet e mbajtura në lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë, duke shënuar përfundimin e një serie takimesh me interesim dhe përfshirje të gjerë të qytetarëve. Gjatë këtyre dëgjimeve, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, theksoi se diskutimet dhe kontributi i qytetarëve përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e këtij procesi, me qëllim të krijimit të një sistemi kadastral më të saktë, të drejtë dhe transparent. Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë falënderon të gjithë qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë gjithë këtij…

Read More

Në një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit në territorin e komunës. Ky vendim shënon një angazhim të fuqishëm institucional për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e pasurive tona mjedisore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Në thelb të këtij vizioni qëndron kujdesi për tokën, ajrin dhe ujin, si vlera të përbashkëta që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të përbashkët. Përmes këtij vendimi, Komuna e Vitisë synon të fuqizojë masat për zvogëlimin e…

Read More

Sot në Viti është mbajtur takimi i radhës lidhur me organizimin e festivalit më të madh elektronik në Kosovë, “Nexus 2026”, i cili pritet të mbahet gjatë këtij viti Kabash të Vitisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të Policisë, Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera relevante. Sipas organizatorëve, është bërë e ditur se synohet që çdo natë gjatë festivalit të jenë të pranishëm rreth 10 mijë persona. Gjatë takimit u diskutua në veçanti për përgatitjet organizative, mbarëvajtjen e festivalit, krijimin e kushteve sa më të mira…

Read More

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, e shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së zv. drejtoreshës së QKMF-së, Dr. Merrushe Ajeti Haziri, kanë vizituar qendrat e mjekësisë familjare në fshatrat Bresalc dhe Miresh. Gjatë vizitës, ato u njohën nga afër me punën e stafit shëndetësor dhe vlerësuan angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve. Po ashtu, u diskutua për projektet investuese që pritet të realizohen në këto dy qendra, ku shumë shpejt do të fillojë procesi i rinovimit. Këto investime synojnë modernizimin e kushteve të punës dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke garantuar trajtim më cilësor…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. Sipas prokurorisë, një person akuzohet për “Blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Një tjetër përballet me akuza për “Dhunë në familje”, “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Ndërkaq, dy persona janë akuzuar për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa tre të tjerë për “Sulm ndaj personit zyrtar”. Po ashtu, dy raste të ndara përfshijnë nga një person të akuzuar për “Dhunë në familje” dhe një tjetër për “Lëndim të lehtë…

Read More

Inspektorët komunalë në Gjilan po intensifikojnë aktivitetet për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në territorin e komunës. Gjatë aksioneve të fundit, janë ndalur punimet dhe janë rrënuar disa objekte që po ndërtoheshin pa leje ndërtimore në pjesë të ndryshme të qytetit. Nga Drejtorati për Inspekcion bëhet e ditur se pronarët e këtyre objekteve kishin marrë paraprakisht vërejtje për ndërprerjen e punimeve dhe obligimin për pajisje me leje përkatëse. Megjithatë, mosrespektimi i këtyre udhëzimeve ka çuar në ndërhyrjen e inspektorëve në terren. “Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, disa qytetarë kanë vijuar punimet pa leje, duke detyruar inspektorët të ndërmarrin masa…

Read More

Sektori i qumështit në Kosovë po përballet me një situatë alarmante, e cila po rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve vendor. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, ka ngritur shqetësimin për zhvillimet e fundit në treg duke theksuar se teprica e qumështit të freskët ka sjellë ulje të çmimit të grumbullimit dhe rrjedhimisht goditje direkte në të ardhurat e prodhuesve. Sipas tij, kjo situatë po rëndohet edhe më shumë nga rritja e vazhdueshme e kostove të prodhimit, veçanërisht çmimit të naftës dhe ushqimit për kafshë duke krijuar një presion të dyfishtë mbi fermerët. Të dhënat…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur ceremoninë solemne të ndarjes së titullit të lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Bernd Ulrich Nestle, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës, si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë Fillimisht, z. Bernd Ulrich Nestle u prit nga Rektori Dërmaku dhe stafi i tij. Ai u shoqërua në ambientet e Rektoratit, ku u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i parapriu ceremonisë…

Read More

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit. ndërmjet Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, me qëllim të themelimit të Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit. Nënshkrimi i memorandumit e bë nga drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi dhe drejtori ekzekutiv i SHDPK, Agron Bytyqi. I pranishëm ishte edhe u. d të drejtorit të QKMF-ës, drejtori Basri Kamberi. Ky bashkëpunim parasheh një sërë aktivitetesh të rëndësishme, duke përfshirë hartimin e dokumentacionit për funksionalizimin e Këshillit, përzgjedhjen e anëtarëve, monitorimin e punës së tij, si dhe organizimin e aktiviteteve që synojnë adresimin e nevojave dhe…

Read More

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, në Komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete informuese dhe shërbime falas për qytetarët kalimtarë të rastit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve. Me këtë rast, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Viti, ka qëndruar në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u është ofruar matja falas e nivelit të sheqerit në gjak dhe tensionit arterial. Po ashtu, janë shpërndarë fletushka me këshilla shëndetësore dhe informacione të dobishme lidhur me mënyrën e jetesës së shëndetshme. Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët janë njoftuar edhe për shërbimet që…

Read More