Author: admin

Futbollisti me origjinë shqiptare, Agon Sadiku ka shënuar golin e fitores për Honkan në kampionatin finalndez, në duelin ndaj HIFK, ku skuadra e Sadikut triumfoi me rezultatin 1-2, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar, realizoi golin e dytë në minutën e 85-të. Sadiku u fut në lojë në minutën e 66-të, teksa 19 minuta i mjaftuan për të bërë heroin. Për 19-vjeçarin ishte goli i katërt i shënuar në nëntë paraqitje në Finlandë. Sulmuesi me origjinë shqiptarë është pjesë e moshave të Finlandës, e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

Read More

Se ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, shumë prej tyre, ndihen të “mashtruar”, kjo më nuk është lajm. Madje, siç ishte supozuar më herët, disa kanë menduar edhe të plagosin veten në mënyrë që të largohen nga konflikti. Kjo gjë ishte pretenduar pasi në pah kishin dalë disa telefonata ku ushtarët rusë dyshohet se e kanë quajtur veten “mish për top”. Por kjo nuk është e vetmja gjë që flet për trajtimin e keq që u bëhet atyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në luftën në Ukrainë. Që nga luftërat e Rusisë në…

Read More

Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, vendi ynë shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje. Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale. Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë…

Read More

Giacomo Vrioni ndër gola shënuesit më të mirë, ka marrë Këpucën e Artë në sezonin e parë të kampionatin austriak. Giacomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, po kalon një formë të shkëlqyer në Austri, informon albinfo.at. Ai ka mbyllur kampionatin në Austri, me duelin mes Rapid Vienna. Tirol humbi në finalen e play-off dhe nuk do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Me 19 golat e shënuar, Giacomo Vrioni ka marrë Këpucën e Artë në sezonin e parë të kampionatin austriak. Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar po aq sa Karim Adeyemi, i cili është transferuar…

Read More

Ka ndërruar jetë një femër në qytetin e Gjilanit, pasi që e njëjta më 15 maj ishte aksidentuar. Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor. “Më 28.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila kishte qenë e përfshirë në aksident trafiku. Viktima ka ndërruar jetë disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Read More

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do të kërkoj anulimin e votave në Tërnoc dhe ripërtëritjen e votimit. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi. Ai ka bërë të ditur se afati i ankesave përfundon sonte në orën 20:00. “Afati i ankesës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të materialit zgjedhor në komisionin komunal zgjedhor dhe përfundon sonte në orën 20:00”, ka thënë Kamberi. Deputeti shqiptar ka thënë se nuk do të dorëzohen duke shtuar se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore. “Ekipi jonë juridik po punon në atë…

Read More

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dje kanë përfunduar trajnimin për qitje luftarake me mortaja nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një video përmbledhëse gjatë këtij trajnimi. Ai ka shkruar se “Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj. Në video ka folur edhe toger Edin Oruqi nga regjimenti i II-të i FSK-së. “Shpresoj që në të ardhmen do të ketë më shumë kësi trajnime për të rritur bashkëpunimin…

Read More

Nga: Biser MEHMETI DISA FJALË PËR LIBRIN ME TREGIME TË MUHAMET HALILIT, “NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI” ( Me rastin e botimit dhe përurimit të këtij libri, edituar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”, prill 2022 ) Muhamet Halili bën pjesë në mesin e krijuesve që vazhdon të shkruajë me pasion të madh në fushën e prozës, sidomos kur kihet parasysh fakti se numri i atyre që sot shkruajnë prozë është i vogël. Kam pasur rastin të lexoj edhe veprat e tjera të këtij krijuesi. Sa i përket librit me titull “ Një emër nga letërnjoftimi” mund të them se shkrimtari…

Read More

Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji ( tregime), organizoi një bashkëbisedim me krijues e artdashës. Kritikë e lexues thanë fjalën e tyre për vlerat e këtij libri , i cili gjithsesi pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.…

Read More

Sot me fillim në ora 12.00, në Bibliotekën e Gjilanit, përurohet  libri i autorit Muhamet Halili, i treti me radhë, kurse do të bashkëbisedohet për librin  me tregime, “Një emër nga letërnjoftimi” Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, gjatë prillit të këtij viti botoi librin e radhës me tregime, me autor Muhamet Halilin, “Një emër nga letërnjoftimi”. Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji…

Read More